Futboll

Salah po kërkon shtëpi në Madrid…!

Salah është duke kërkuar shtëpi në Madrid, ai është i lumtur me interesimin e Realit dhe është duke shqyrtuar seriozisht mundësinë për t’i thënë ‘po’ Los Blancos, bën të ditur Don Balon.
40 gola në të gjitha garat, 30 në Premierligë dhe një ndër favoritët për të fituar “Këpucën e Artë”, Mohamed Salah, po shijon një sezon ëndrrash që në debutim me Liverpoolin, raporton Gazeta Express.

Forma fantastike që po kalon 25 vjeçari në Angli, ka ngjallur interesimin e shumë klubeve Evropiane dhe në mesin e tyre është edhe Real Madridi.

Sipas Diario Gol, lojtari ka nisur të kërkojë për shtëpi në Madrid para transferimit në kryeqytetin e Spanjës.

Ish shoku i skuadrës, Philippe Coutinho, e ka informuar Lionel Messi që të bëhen gati pasi Real Madridi do ta transferojë anësorin egjiptian.

Coutinho vazhdon të komunikojë me lojtarët nga “Anfield” dhe ai tashmë e di të ardhmen e Salahut.

Related posts

NUK NDALET “PISTOLETA POLAKE”/ Piatek kalon Milanin në avantazh me një gol fantastik (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Ndizet gara për Pogba, marrëveshje verbale dhe goditje me kosto zero

Delo.autor

Berlusconi: Ndonjëherë s’mund ta shikoj Milanin, Gattuso të luaj me dy sulmues

Q.Autor

Leave a Comment