Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Është një nga objektivat kryesorë të klubit, Juventus hidhet në sulm për yllin “Zikaltër”…

Robin Gosens është një nga objektivat kryesorë të Juventus-it për sezonin e ardhshëm.

Për këtë është e sigurt La Gazzetta dello Sport, që ka shkruar në faqen e parë se Zonja e Vjetër do të hidhet në sulm për gjermanin e Atalanta-s.

Skuadra e Pirlo-s është mbuluar në krahun e djathtë të mbrojtjes me Danilo dhe Cuadrado, ndërsa nuk ka një alternativë të vërtetë për Alex Sandro në krahun e majtë.

Pikërisht braziliani, autor i një sezoni jo shumë të mirë, mund të shitet për t’i bërë vend gjermanit kostoja e të cilit është rreth 40 milionë euro.

Mes objektivave të tjerë të Juventus janë edhe Manuel Locatelli i Sassuolo-s dhe Arek Milik i Marseille.

Related posts

RONALDO NË ROLIN E “MUNDËSIT”/ Gjyqtari i kursen kartonin e kuq, vetëm i verdhë

F.autor

PAS POLEMIKAVE PËR KONFLIKTIN “MJEKËSOR”/ Umtiti mohon: Zgjodha të mos operohem sepse…

Delo.autor

Juventus nuk mendon vetëm për PJANIC, gati firma me mbrojtësin italian

Isa.Autor

Leave a Comment