Futboll La Liga Sport

Seedorf “përplaset” me tifozët e Deportivos

Trajneri holandez, Clarence Seedorf, mori drejtimin e Deportivo La Coruna me synimin për të mbajtur këtë ekip në La Liga, por pas barazimit pa gola në fushën e Leganes, të premten në mbrëmje, situata është komplikuar së tepërmi.

Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundit i kampionatit “galicianët” janë në vendin e tretë nga fundit me 6 pikë më pak se Levante që mban vendin e fundit të disponueshëm për në La Liga dhe ka luajtur një ndeshje më pak, atë që do të zhvillojë të hënën në Bilbao.

Frika e rënies nga kategoria ka pushtuar të gjithë ambientin, përfshi edhe tifozët, të cilët pas barazimit 0-0 kanë mundësuar një ballafaqim me trajnerin, ish-mesfushor i Ajax, Sampdoria, Real Madrid, Inter, Milan dhe Botafogo.

Seedorf ka kërkuar ta mbështesin ekipin deri në fund të sezonit, pavarësisht nga situata kaotike, ndërsa tifozët, shumë të tensionuar kanë kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve dhe largimin e pronarëve nga Deportivo.

Related posts

ZGJEDHJA MË E MIRË/ Edy Reja mund të drejtojë skuadrën e Serie A këtë sezon

F.autor

E BUJSHME/ Liverpool i kërkon Shaqirit të gjejë skuadër të re, Sevilla gati ofertën zyrtare

Delo.autor

KOMPLETON PËRMBYSJEN/ Al Ain befason River me një gol FANTASTIK nga goditja e këndit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment