Futboll Premier League Sport

Klopp ka ëndërr të transferojë këtë lojtar

Liverpool, Manchester United dhe Chelsea janë të interesuar për të marrë shërbimet e yllit të Real Madrid, Isco Alarcon. Sipas medias spanjolle “Don Balon”, trajneri Liverpool, Jurgen Klopp ka një dëshirë të madhe për të sjellë në “Anfield” mesfushorin iberik. Media në fjalë shkruan më tej se, Reali mund t’ia ofrojë “Të kuqve” lojtarin në shkëmbim të Mohamed Salah. Mirëpo, shanset janë të vogla që tekniku gjerman i gjigantëve të Premier League të pranojë një marrëveshje të tillë. Pasi, sulmuesi egjiptian ka qenë deri tani çelësi i suksesit të ekipit në këtë sezon.

Drejtuesit madrilenë janë të vendosur për të afruar dy sulmues këtë merkato, pasi Benzema dhe Bale janë drejt largimit. Megjithëse, francezi sipas shtypit të sotëm do të vazhdojë të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, por kjo ende nuk është e sigurtë. Nga ana tjetër, Liverpool po kërkon që të gjejnë një lojtar që të zëvendësojnë Philippe Coutinhon, i cili u transferua në merkaton e janarit te gjigantët e La Ligas, Barcelona.

Isco ka pikasur më shumë në përformancat e tij fantastike që ka bërë me fanellën e Spanjës në arenën ndërkombëtare. Tek Reali, malaguani nuk ka pasur besimin e plotë të trajnerit Zidane, i cili ka qëndruar në stolin rezervë në disa takime. 26-vjeçari i është bashkuar Realit në 2013-ën nga Malaga. Në 155 ndeshje të luajtura deri më tani, ka realizuar 31 gola ndërkohë që më Spanjën në 26 sfida ka shënuar 10 të tillë.

United i Mourinhos, ashtu sikurse edhe Conte i londinezëve ka tentuar që të marrë shërbimet e “magjikut”, por siç duket tashmë do ta kenë të vështirë garën edhe me Klopp.

Related posts

Orges Shehi, apel kryesuesve: Asnjë nënvlerësim ndaj Lushnjës

Q.Autor

SKËNDERBEU-TEUTA/ Pas një krosimi nga Gripshi, Bregu zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Nis takimi i Grupit G, Belgjika luan vetëm për fitore

Sadik.Autor

Leave a Comment