Champions League Futboll Sport

Reali zbret në Mynih, Ronaldo udhëheq madrilenët

Skuadra e Real Madridit ka mbërritur në Gjermani për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Bayern Munich. Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij do të kërkojnë që të sigurojnë një rezultat pozitiv për të vazhduar rrugën e tyre drejt finales, madje, dhe për të harruar ndeshjen e fundit kundër Juventus-it.

Real- fitoi 3-0 kundër Juventus-it në Torino, por rruga e tyre drejt kualifikimit u bë e vështirë në ndeshjen e kthimit, por Ronaldo realizoi me penallti për t’i dërguar ata në stadin pasardhës. Real Madrid, natyrisht, do të kërkojë titullin e tretë radhazi në Champions League, ndërsa në Mynih kanë zbritur të veshur me kostume.

Skuadra fluturoi e bashkuar në një udhëtim me avion special nga Madridi në Mynih. Zinedine Zidane Zidane do të flasë para mediave mbrëmjen e sotme në “Allianz Arena”, pikërisht para stërvitjes që do të zhvillojë Real-i për ndeshjen kundër Bayern-it.

Gjatë javës Zidane ka thënë se ai nuk do që skuadra e tij të mbështetet vetëm te Ronaldo për sfidën kundër Bayern-it: “Ne mund të mendojmë se kemi lojtarë më të mirë, ashtu siç është Ronaldo, të cilët mund të bëjnë diferencën në Mynih”.

“Ne duhet të jemi të përqendruar, sepse është gjysmëfinalja e Champions League dhe ne duhet të mbrojmë titullin tonë”. Gjithashtu, Zidane shtoi se ai nuk ka pasur probleme me Gareth Bale, i cili nuk ia doli q ëtë lërë gjurmë në barazimin 1-1 kundër Athletic Bilbao-s.

“Bale nuk ka pasur asnjë problem. Kam 25 lojtarë dhe Bale është një prej tyre. Ai nuk arriti që të nisë ndeshjen nga minuta e parë, sepse ai që luan bën një punë të mirë”, tha tekniku francez. “Nuk jam i mërzitur. Ne kemi pasur shanse në ndeshjet e fundit, por nuk kemi shënuar shumë, kështu që duhet të mendohemi për këtë”.

“Duhet të tregohemi optimistë, nuk mund të shohim dhe të dëgjojmë, ne duhet të jemi të përqendruar te elementët pozitivë. Kanë qenë vetëm pak ndeshje. Ne duhet të mbetemi të përqendruar te ndeshja e së mërkurës për ta kthyer këtë situatë”.

Related posts

CHAMPIONS/ Masa të rrepta sigurie në SERBI, huliganët bëhen GATI për SHAQIRIN

Isa.Autor

Nën mbikqyrje pas arrestimit, por McGregor largohet nga Irlanda për pushime

Sadik.Autor

LAJM “BOMBË” PËR JUVENTUSIN/ Në qershor nis procesi për rrogat e fshehta

F.autor

Leave a Comment