Champions League Futboll

Sevilla është problemi më i vogël për Bayern, bavarezët kanë të tjera shqetësime

Pas natës të së martës në Champions League, asgjë nuk mund të merret e garantuar. Dy superklube u eliminuan dhe tashmë sytë janë nga ndeshjet e ditës së sotme, ku më i rrezikuar mbetet Bayern Munich, me rezultatin e takimit të parë në Spanjë që është mbyllur me shifrat 1-2. Te klubi bavarez e dinë që ende nuk ka përfunduar asgjë, pasi duhet të luhen edhe 90 minutat e tjera.

“Sevilla është një rrezik i vërtetë”deklaroi sulmuesi Sandro Wagner “Ata janë një skuadër brutale”. Bayern Munich vjen nëkëtë ndeshje me motivim të lartë, pasi sapo janë shpallur kampion të Bundesligës, duke marrë titullin e 6-të radhazi në kampionat, pas suksesit kundër Augsburg. Megjithatë te klubi bavarez nuk dëshirojnë që t’i rrëmbejë entuziazmi me trajnerin Jupp Heynckes që deklaron: “Kjo është një fazë në të cilën ne duhet të jemi në top formë. Duhet të bëjmë paraqitjen më të mirë.”Në këtë ndeshje Bayern Munich duhet te bëjë pa shërbimet e David Alaba dhe Arturo Vidal. Gjithsesi, këtë mbrëmje Bayern mund të mposhtet vetëm nga Bayern, sepse armiku më i madh mund të jetë vetëkënaqësia dhe mungesa e përqendrimit.

Gjithsesi te Bayern Munich problemet nuk do të përfundonin edhe pas sigurimit të kalimit në gjysmëfinale. Kjo pasi në shtëpinë e bavarezëve kanë disa çështje për t’u shqetësuar. Duke nisur që nga trajneri i ri për sezonin e ardhshëm. Jupp Heynckes do të largohet në  fund të muajit maj, dhe ende nuk ka lajme se cili do të jetë pasuesi i tij. E ardhmja e Arjen Robben dhe Franck Ribery është një tjetër teme e diskutueshme. Lojtarëve iu skadon kontrata në qershor dhe palët nuk kanë nisur ende bisedimet për rinovimin e tyre, duke lënë pezull çdo gjë. Dhe në fund mbetet për t’u përcaktuar dhe e ardhmja e Robert Lewandowksit. Sulmuesi polak kërkohet me insistim nga Real Madrid, por te klubi bavarez janë të vendosur ta mbajnë në “Allianz Arena”.

Related posts

E BUJSHME/ Tension te Barcelona, Koeman i zhgënjyer me Bartomeun

Delo.autor

ECURIA E MILANIT/ Flet Kalabria: Po rritemi në çdo ndeshje, drejtuesit goditën saktë në merkato

Delo.autor

POLONIA I SHËNON SHQIPËRISË/ VAR-i i vjen në ndihmë Kombëtares

F.autor

Leave a Comment