Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kastrioti-Laçi: Super goli i Zhunior, krutanët kalojnë në avantazh (VIDEO)

Ka startuar ndeshja në “Redi Maloku” midis skuadrës së Kastriotit dhe Laçit në kuadër të javës së pestë të Kategorisë Superiore. Trajneri Elvis Plori ka hedhur në fushë një skuadër sulmuese, por edhe trajneri Mërgjyshi është shprehur se nga kjo ndeshje kërkon të marrë me tre pikët.

Krutanët vijnë nga një humbje nga java e kaluar nga skuadra e Kamzës, ndërsa Laçi nga një barazim me skuadrën e Partizanit.  Sfida padiskutim që premton spektakël ndërkohë më poshtë ndiqni komentin “live” të ndeshjes.

42485903_1844879848961557_5835064314041466880_n

LIVE| Kastrioti – Laçi 0-0

79′ GOOOOL KASTRIOTI 1-0. Zhunior kalon në avantazh kutranët me një gol mjaft të bukur. 

75′ Goditje dënimi, Çutra provon me një predhë, por Selmani mban në lojë Laçin, duke e grushtuar topin në këndore.

65 Edhe Laçi me 10 lojtarë, Najdenov ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Zhunior. 

Kartoni i kuq i Lacit on Vidnews.

63′ Naidenov depërton bukur në zonë dhe gjuan fuqishëm, por topi shkon mbi kuadrat.

60′ Atsina provon me një gjuajte të rrezikshme, por pret portieri Selmani.

55′ Edhe pse me 10 lojtarë, Kastriotit provon herë pas here të ndërmarë sulme, për të gjetur golin e avantazhit.

49′ E pabesueshme çfarë ka humbur Najdenov, i cili me portën e boshatisur e ka dërguar topin jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, 0-0. 

45+2′ Kastrioti me 10 lojtarë, Emiljano Çela ndëshkohet me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj Fangajt.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

40′ Mersinaj provon me një gjuajtje të bukur, por reagon mjaft mirë Kuka që i mohon golin e avantazhit kurbinasve.

37’ Najdenov reagon keq në mesfushë duke shtyrë Shehun dhe gjyqtari i jep karton të verdhë.

33’ Mundësi kundërsulmi për Laçin, por në hyrje të zonës janë kurbinasit që ngatërrohen duke humbur mundësinë e mirë.

25′ Xhixha merr një top të bukur nga Shtubina dhe del i vetë përballë portës, por ndërhyn mbrojtja e Kastriotit duke e larguar topin në këndore.

20′ Ulet rendimenti i ndeshjes me ndërprerje të shumta për shkak të faulle në mesfushë.

10’ Krosim në zonën e Laçit, godet me kokë Marku por topi përfundon në duart e portierit Selmani.

8’ Galego shkakton një goditje dënimi ndaj Elerit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

4′ Kastrioti provon të rrezikojë në portën e Selmanit, por largojn rrezikun mbrojtësi Mersinaj.

1′ Ka startuar takimi në Fushë-Krujë.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Dyshime dhe mungesa, ja formacionet e mundshme tek PSG-Bayern Munich…

Delo.autor

IRRITIMI I CR7 PAS ZËVENDËSIMIT/ Ja çfarë i tha Ronaldo trajnerit Sarri teksa largohej (VIDEO)

Delo.autor

MANCHESTER UNITED BËN GODITJEN E PAPRITUR/ Sulmuesi i njohur udhëton drejt Anglisë për të kompletuar transferimin

Delo.autor

Leave a Comment