Futboll Sport

Shehi: Roli i trajnerit më pëlqen, do dëshmoja me dëshirë në UEFA për çështjen e trukimeve

Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, foli për Supersport përpara takimit me Partizanin, ku foli për pika të ndryshme që shqetësojnë klubin korçar në këto ditë.

Që kur Shehi është dëmtuar, ka qëndruar 3 ndeshje në stolin e Skënderbeut, dhe ka fituar 3 takime. Karrierë si trajner menjëherë pas këtij sezoni?

Shpresoj të fitojmë edhe sot. Është e vërtetë, përveç ndeshjeve në Shkodër dhe Vlorë kam qenë në tribunë, ndeshjet e tjera kam qenë në stol. Është një rol që më pëlqen, por këtë do ia lëmë të ardhmes.

Si ish-futbollisti i Partizanit, si u ndjetë kur klubi i Partizanit bëri kërkesë për titullin e vitit 2016?

Kam qenë jo pak pjesë e Partizanit. Në vitin e tretë timin atje, humbëm kampionatin në këtë stadium përballë Dinamos, që është edhe një nga pengjet e mia në karrierë. Edhe më pas, kishim probleme me rrogat por vendosëm të qëndronim, por për fat të keq ramë nga kategoria. Kam qenë i respektuar kudo. Pavarësisht se kush e kërkon, apo kush del i dyti, ne e meritonim atë titull dhe drejtësia u vu në vend.

Lojtarët që do të shkojnë në Komisionin e Apelit…

Është një thirrje nga ana e klubit që lojtarët të jenë në Komisionin e Apelit. Unë do shkoja me dëshirë të jem në rolin e dëshmitarit nëse më kërkohet, pasi nuk ka asgjë të vërtetë në këtë çështje. Do e bëja me dëshirë rolin e dëshmitarit, për të mbrojtur djersën e klubit.

Jeni drejt rekordit të prezencave në fushë…

Kaq shumë sa po rri në pankinë po thyej rekordin tim, nuk kam ndenjur kurrë kaq shumë. Unë kam 24 vite karrierë, që në vitin 1994, kam akoma dëshirë për të qenë në fushë. Më mungon era e barit. Kjo periudhë më ka  shërbyer edhe për të reflektuar për të ardhmen. Më vjen keq që nuk isha sot në fushë.

Ju apo Bufoni do largohet i pari?

Besoj se do e lëmë të dy njëkohësisht futbollin. E rëndësishme është të fitojmë atë për të cilën jemi nisur, pastaj largimi do vijë një ditë.

 

Related posts

DOLI I PËRLOTUR NGA FUSHA/ Ja sa kohë do të mungojë Shkurtaj

Delo.autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Bayern Munich-Atletico. Rezultati 4-0

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ PORTOS/ Pioli: Nuk ishim në lartësinë e duhur, duhet të rikuperojmë energjitë për derbin

Delo.autor

Leave a Comment