Futboll Seria A Sport

Milan, sulmuesit në bankën e të akuzuarve

Që nga humbja kundër Benevento-s, Milani edhe njëherë ka gjetur veten në situatën më të keqe për  këtë sezon, ata duhet që të bëjnë një testim të njohurive për të kuptuar se cilat janë ambiciet reale të skuadrës dhe në këtë mënyrë të gjendet motivi që i rikthen në lojë.

Nëse në një krah objektivi për të shkuar në Europa League mbetet ende i hapur, nga ana tjetër duhet që të përballet me një rënie proporcionale të performancës, rezultatit të kolapsit fizik dhe mbi të gjitha atij mendor të një skuadre që duket se e ka humbur shpirtin luftarak të muajve të mëparshëm.

Pas humbjes me Benevento-n, Milan duket se është kthyer shumë hapa pas në kampionat, duke kujtuar kohën e Vincenzo Montella-s, periudhë në të cilën kjo skuadër ishte në një pozicion që nuk pranohej nga tifozët dhe nuk kishte prodhimtari.

Në bankën e të akuzuarve, si zakonisht, janë të thirrur tre sulmuesit kuqezinj, të cilët nuk kanë qenë kurrë të rrezikshëm, por përherë steril, të pafuqishëm për të zgjidhur qoftë një ndeshje të vetme. Le të analizojmë tani këtë sezon për këta sulmues.

Milan ka gjashtë javë që nuk fiton, ka regjistruar dy humbje, me Juventus-in në transfertë dhe në San Siro kundër Benevento-s, një kundërshtar që kuqezinjtë duket se e kanë vlerësuar në letër, sepse në fushë nuk ishin askund.

Sulmi mbi të gjitha, prej javësh nuk duket dhe nuk gjen pozicionin që i takon në fushë. Nuk prodhon, 14 gola të marrë së bashku për Cutrone-n, Andre Silva-n dhe kroatin Kalinic. Shumë pak për një ekip me pretendime, edhe tifozët duhet të jenë kritikë..

Related posts

EIBAR-BARCELONA/ Gafa e Messit përballë portierit, “jashtëtokësori” e tepron (VIDEO)

Delo.autor

FEDERATA MERR VENDIMIN/ Shtyhen ndeshjet në Premier dhe Bungesliga, ja shkaku

Delo.autor

A JE INTERIST? Kjo është përgjigjja e trajnerit të ri të Milanit

Delo.autor

Leave a Comment