Futboll Sport

TRIUMFOJNË NË SKOCI/ Napoli “shkatërron” kampionët e Europës në miqësore (VIDEO)

Napoli fitoi me rezultatin e pastër 3-0 miqësoren e sotme përballë Liverpoolit, të zhvilluar në Edinburg të Skocisë.

Ekipi i Ancelottit, që e niste me Hysajn në stol, vendosi diktatin që në pjesën e parë përballë kampionëve të Europës.

Goli i parë u shënua nga Lorenco Insigne, në minutën e 17-të, ku pas një aksioni tërësisht personal, lëshoi një të djathtë nga jashtë zone, dhe mposhti portierin Mignole.

Në të 29-tën, ishte radha e Arkadius Milik, që të dyfishonte. Pas një gabimi të lojtarëve anglez, përfitoi Insigne që mori topin, dhe shërbeu saktë, me polakun që nuk gaboi para portës.

Në pjesën e dytë, trajnerët nisën të kryejnë disa zëvendësime në fushë, ndërkohë që goli i tretë dhe i fundit i sfidës, u shënua në minutën e 52-të nga Junes, i cili shënoi pas një topi të kthyer nga goditja e Insignes.

Related posts

Juventus-Milan, ja çfarë thonë numrat për supersfidën e Serie A

Sadik.Autor

“DRIDHET” PANKINA E ALGERIT/ Te Juventusi shfaqet sërish Antonio Konte në horizont

F.autor

NXITI KAMARIERIN TË HIDHEJ NË DET ME MOTOR/ Balotelli nën hetim nga policia italiane (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment