Futboll La Liga Sport

Shifra të frikshme, Ronaldo shkatërrues ndaj Malaga-s

Nëse Zinedine Zidane vendos që t’a lërë pushim Cristiano Ronaldon në ndeshjen e ditës së nesërme ndaj Malaga-s, atëherë Leo Messi do t’a ketë më të lehtë garën për të fituar titullin golashënuesi më i mirë në kampionat.

Barcelona do të luajë sot ndaj Valencias në orën 16:15 në kuadër të javës së 32-të të La Ligës ndërsa “Los Blancos” udhëtojnë ndaj Malaga-s për takimin e nesërm. Trajneri Zidane pas ndeshjes ndaj Juventus ku siguruan kualifikimin falë penalltisë së konvertuar në gol nga Ronaldo, mund t’a lërë portugezin pushim, mirëpo kjo nuk do të jetë në të mirën e tij. Pasi, ylli argjentinas i katalanasve mund të thellojë diferencën me gola ndaj CR7-ës. Messi ka shënuar deri më tani 29 gola ndërsa Ronaldo është i dyti në renditje pas tij më 23 të tillë.

33-vjeçari ka humbur në total 13 penallti me fanellën e “Los Blancos” në të gjitha kompeticionet që ka luajtur deri më tani që nga 2009-ta kur shkeli për herë të parë në “Santiago Bernabeu”. Katër prej tyre i ka humbur ndaj Malaga-s. I vetmi ekip ndaj të cilit ka qenë i pafat, pasi ka gabuar plot katër herë nga pika e bardhë. Dy të tjera i ka humbur ndaj Valencias një kundër Almerias, Athletic Bilbao, Real Sociedad, Sevilla, Alaves, Copenhague dhe Ludogorets, këto dy të fundit në ndeshjet e vlefshme për Champions League.

Penalltinë e parë e ka humbur pikërisht kundër Malaga-s, më 8 maj 2013-të, në kuadër të javës së 36-të të La Liga-s ( të cilën e priti argjentinasi Ëilly Caballero). Të dytën, më 18 prill 2015-të (Java e 32-të), të tretën më 21 shkurt 2016-të (Java 25-të), u neutralizua nga portieri kamerunas Carlos Kameni dhe të katërtën (të fundit) më 25 nëntor 2017-të (Java e 13-të) u ndal nga Roberto Jimenez, i cili bëri një përformancë të shkëlqyer në Bernabeu, ku arriti të ndalë edhe Cristianon.

Penalltitë e shënuara

Ronaldo ka shënuar tre penallti ndaj Malaga-s, përkatësisht më 16 tetor 2010-të (1-4) dy gola të Gonzalo Higuain dhe dy të Ronaldos. Më 3 mars 2011 ku e mposhti me rezultatin 7-0 në Bernabeu dhe një tjetër ka shënuar më 19 tetor të 2013-ës në minutën e parë të shtesës (90’+1’). Megjithatë, statistikat e Cristiano Ronaldos kundër Malaga-s janë vërtetë të frikshme. Portugezi ka shënuar 17 gola në 19 ndeshje ndaj ish-ekipit të Iscos. Nëntë nga këto gola i ka realizuar në shtëpi dhe tetë në transfertë.

Related posts

DO TË SFIDOJNË KUQEZINJTË/ Flet Ranieri: Kualjarela për ne, si Ibrahimoviç për Milanin

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË GREQI/ Mesfushori Andoni realizon një SUPER GOL ndaj Atromitos nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

SEZON DRAMATIK/ Partizani shpallet kampion i Shqipërisë, “demat e kuq” fitojnë trofeun e 17 në histori

F.autor

Leave a Comment