Futboll Sport

Si sot, 29 vjet më parë, kur Milan shkatërronte 5-0 Real Madridin…

Më 19 prill 1989, Milan pret Real Madrid në “San Siro” për ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalen e Champions League. Në atë ditë, kuqezinjtë nuk ishin favoritë ndaj “Los Blancos” që konsideroheshin skuadra më e fortë e planetit.

Spanjollët kishin në rastet e tyre lojtarë si Emilio Butragueno dhe Hugo Sanchez, por edhe “djalli” nuk bënte shaka.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1 dhe mes polemikave të mëdha.

Milan e gjeti golin e parë pas 18 minutash me anë të Ancelotti, me një goditje të fortë nga 30 metra që shkoi poshtë traversës.

Shtatë minuta më vonë, Frank Rijkaard i dyfishoi shifrat me një goditje me kokë pas krosimit të Mauro Tassotti. Ende pa u mbyllur pjesa e parë, Ruud Gullit mbylli llogaritë me golin e tretë.

“Treshja” holandeze u kompletua me golin e katërt për kuqezinjtë, firmosur nga Marco Van Basten, ndërsa Donadoni e çoi rezultatin në 5-0.

Një natë magjike për Milan, që më pas fitoi Champions League për herë të tretë, duke mposhtur Steaua Bukureshin, 4-0 në finalen e luajtur në Barcelonë.

 

 

MILAN-REAL MADRID 5-0

Shënues: Ancelotti 18’, Rijkaard 25’, Gullit 45’, Van Basten 49’, Donandoni 59’

Milan: Galli, Tassotti, Maldini, An. Colombo (64′ F. Galli), Costacurta, Baresi, Donadoni, Rijkaard, Van Basten, Gullit (56′ Virdis), Ancelotti. Trajner: Sacchi.

Real Madrid: Buyo, Chendo, Gordillo, Michel, Sanchis, Gallego, Butragueno, Schuster, Sanchez, Martin Vazquez, Llorente. Trajner: Beenhakker./Telesport

Related posts

ZYRTARE/ Real Madrid SHKARKON Lopeteguin, ja kush do të jetë trajneri i ri (FOTO)

Isa.Autor

Allegri fiton “Stolin e Artë”: Tranjeri i ka uruar të gjithë, përveç Sarri-t

Sadik.Autor

Atletico: Më parë do ta lëshonim Griezmannin se Simeonen

Q.Autor

Leave a Comment