Futboll Sport

E njohin me emrin e ish-presidentit të Amerikës, kërkohet nga Inter, Milan, Juve dhe Roma

Roma është duke kërkuar për një përforcim në mesfushë pasi ka si synim të bëjë një ndryshim taktik gjatë verës.

Dhe sipas gazetës italiane Il Tempo, drejtori sportiv më i famshëm i europës, Monchi, i ka vënë syrin Antonin Barak.

Barak është një lojtar i lindur në 1994 dhe është një bashkëkombës i Patrick Schick, i cili u transferua te Roma nga Sampdoria verën e kaluar.

Barak ka kohë që ndiqet nga Juventus, Inter dhe Milan, dhe është shprehur për të ardhmen e tij: “Jam mirë tek Udinese. Më pëlqen italia, më duhet të rritem akoma pasi kam vend për t’u përmirësuar.

“Por e sigurt është se e ardhmja ime do të mbetet në Itali.”

Këtë sezon ai ka shënuar 6 gola në 28 ndeshje të luajtura në Serie A me fanellën e klubit friulian./Telesport

Related posts

SUPERIORJA LUAN JAVËN E 15 NË MESJAVË/ Spikat derbi Partizani-Tirana, ja sfidat e fundit të vitit 2021…

Delo.autor

EURO 2020/ Sensi në një anë, spanjolli përgjigjet me një goditje alla Zidane (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ SHQIPËRISË/ Rafael Varan paralajmëron “kuqezinjtë”: Mendojmë të trondisim lojën dhe…

Delo.autor

Leave a Comment