Futboll Sport

“Revolucion” te Paris SG, Thiago Silva dhe 5 futbollistë të tjerë nxirren në shitje…

Paris Saint-Germain po mendon për ndryshime radikale në skuadër për sezonin e ardhshëm, me synimin për të shkuar të paktën deri në gjysmëfinalet e Champions League, veprimtari që po mbetet “utopi” për klubin parisien, pavarësisht investimeve të mëdha.

Kampionët e Francës kanë vendosur “rokadën” në stol ku Thomas Tuchel do të marrë vendin e Unay Emery dhe kërkon disa futbollistë nga më të rëndësishmit në Europë, për t’ia bashkuar “yjeve” të tillë si Mbappe dhe Neymar.

Por përpara se të marrë futbollistë, edhe në bazë të rregullave të “fair play financiar”, PSG do të shesë plot gjashtë lojtarë me në krye kapitenin Thiago Silva.

Braziliani do të jetë i lirë të largohet, ashtu si Edinson Cavani dhe Angel Di Maria. Mes lojtarëve me valixhet gati, sipas radio RMC, janë edhe Meunier, Kurzawa dhe Javier Pastore.

Related posts

Real Madridi e “harron” De Gean dhe Courtoisin, i kthen sytë nga portieri i Romës

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Rifillimi i kampionatit, mblidhet Asambleja e përgjithshme e FSHF-ës. Zhvillohet online

Delo.autor

LEWA MUND TË IKË NGA BARÇA/ Klubi i njohur gati për tratativa

F.autor

Leave a Comment