Futboll Seria A Sport

Simone Inzaghi apel të fortë Romës në prag të derbit

Simone Inzaghi flet në prag të derbit me Romën pas zhgënjimit të madh në Europa League. Klubi bardhekaltër nuk arriti të siguronte kualifikimin në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni, por trajneri tashmë nuk dëshiron të dështojë në sigurimin e Champions League për sezonin e ardhshëm. 42-vjeçari tenton të karikojë dhe motivojë grupin e tij: “Nesër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme që vlen shumë për klasifikimin dhe që vjen dy ditë pas sfidës me Salzburg, që ishte një zhgënjim i madh. Është normale që trishtimi i së enjtes është i madh. E kishim ndeshjen në dorën tonë pa rrezikuar asgjë. Goli i Immobile bëri që të humbnim shkëlqimin. Më erdhi keq për faktin sepse ekipi gjithmonë këtë sezon ka shkëlqyer. Ndërsa në Salzburg nuk ndodhi kështu. Jam i bindur se zhgënjimet të ndihmojnë të rritesh. Më vjen keq pasi kalimi në gjysmëfinale ishte në dorën tonë. Por jam i bindur se do të zhvillojmë një ndeshje të niveli të lartë.”

Për 11 titullarët që do të aktivizojë në këtë takim, Inzaghi tha: “Një ide për formacionin e kam. Por përtej kësaj më intereson më shumë shpirti i garës. Kemi më shumë se 24 orë plus ditën e sotme për të përgatitur ndeshjen e nesërme. Nuk e di se çfarë mund të bëjë Di Francesco. Jemi gati si për një 4-3-3 ose 3-4-2-1. Përtej Romës, më intereson skuadra ime, që kundër skuadrave të mëdha këtë sezon gjithmonë ka treguar se di të luajë. Derbi është një ndeshje që të jep motivim. Është ndeshja më e bukur për t’u luajtur. Nëse do të na mungojë energjia, do të mendojnë tifozët tanë.” Përsa i përket gjendjen së skuadrës: “Marusic është mirë, Lulic, Lukaku e Patric dhe vet Basta janë për t’u vlerësuar. Nuk më shqetësojnë njerëzit në fushë, por mentaliteti.”

Inzaghi më pas komenton sezonin e madh të Lazios: “Kam përgëzuar skuadrën për rrugëtimin deri tani. Jemi skuadra e vetme që kemi fituar një trofe. Në futboll nuk duhet të shikosh pas. Një njollë nuk duhet të fshijë gjithë të mirat që kemi bërë këtë sezon. Nga humbjet e mëdha mund të nxjerrësh leksione të mira. Por të mos harrojmë që këtë sezon e kemi nisur me një fitore që ishte Superkupa. Kështu që edhe fitoret e mëdha të ndihmojnë të rritesh.”

Related posts

SHTANGET “BERNABEU”/ Pas 9 minutash lojë, ylli i Brugge del huq dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Çfarë ka bërë Coutinho që Barça është mërzitur kaq shumë?

Sadik.Autor

RONALDO NË KRIZË/ Mediat portugeze revoltohen dhe bëjnë thirrje që 37-vjeçari të…

F.autor

Leave a Comment