Futboll

Skënderbeu kthehet i frikshëm, shkatërron Flamurtarin në Vlorë

Skënderbeu është kthyer te fitorja në kampionat dhe e ka bërë këtë në një mënyrë bindëse. Lojtarët e Ilir Dajës kanë fituar me rezultatin 3-0 ndaj Flamurtarit dhe janë hakmarrë për humbjen e pësuar mesjavën e kaluar në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë pikërisht kundër vlonjatëve.

1 minutë lojë u ka mjaftuar miqve për të zhbllokuar rezultatin me Soëe, i cili ka realizuar golin e tij të 13-të në kampionat, duke kapur në krye Gurin e Kukësit. Nuk ka vonuar shumë edhe goli i dytë, që ka ardhur 11 minuta më vonë. Këtë herë autori ka qenë Dita.

Dominimi i korçarëve ka qenë total dhe tri minuta pas fillimit të pjesës së dytë ka ardhur edhe goli i tretë, i realizuar nga Gavazaj, që ka fiskuar shifrat në 3-0. Me këtë fitore, Skënderbeu është ngjitur në 63 pikë, 12 më shumë se Kukësi i vendit të dytë. Ndërkohë, Flamurtari, që nuk fiton prej tetë ndeshjesh në kampionat, ka pësuar humbjen e tretë radhazi në Superiore, ku mban vendin e gjashtë me 37 pikë.

 

Related posts

DHUROI 1 PIKË TË ÇMUAR LUFTËTARIT/ Realdo Fili: Qëllimi ishte të dilnim me…

Delo.autor

Zidane: Do të ndodhte herët ose vonë, por është e papranueshme

Q.Autor

Robert Lewandowski: Polonia është një komb që gjithmonë pret shumë nga përfaqësuesja e saj!

Sadik.Autor

Leave a Comment