Futboll Seria A Sport

“DO TA ZGJIDHJA SËRISH GIAMPAOLON”/ Flet Maldini: Zlatan Ibrahimovic një mundësi, por…

Në tribunën e “San Siro”-s, mes legjendave kuqezi. Paolo Maldini dje ngjasonte me shumë me një të ftuar për festën e 120- vjetorit të Milanit, por drejtori nuk iu shmang rolit të tij dhe foli për mediat duke komentuar situatën e ekipit nën urdhrat e Piolit:

maldini-e1539461262641

“Në fillim të sezonit bëmë një zgjedhje duke marrë një trajner me koncepte të theksuara. Personalisht do ta zgjidhja përsëri Xhampaolon, edhe pse nuk funksionoi. Pioli ka sjellë një metodologji pune më të drejtpërdrejtë dhe personalitet. Mënyra e tij e punës është në harmoni të plotë me mendimin e drejtuesve.

Ekipi ka konfirmuar cilësitë që supozohet të ketë, është i ndërtuar mirë dhe defekti i vetëm për të cilin mund të kemi rezerva është përvoja e pakët”. Në fjalën e drejtuesit të “Djallit” nuk mund të mungonte një koment mbi transferimin e Zlatan Ibrahimoviçit te Milani. Fjalët e 51-vjeçarit mbase nuk do të mirëpriten nga tifozët milanistë, por janë një tregues i qartë për situatën mes klubit dhe suedezit, për të cilin Maldini tha:

Ibra dhe Maldini

“Me siguri është më shumë se një mundësi dhe po vazhdojmë bisedimet. Po shqyrtojmë edhe të tjerë, por sa më shumë kalon koha, aq më e vështirë bëhet, sepse Ibra e ka luajtur ndeshjen e fundit më 28 tetor. Në këto rrethana gjërat sa vijnë e komplikohen”. Legjenda foli gjithashtu për ndonjë goditje tjetër gjatë merkatos së janarit. Sipas tij, Milani mban nën vëzhgim çdo zhvillim merkatoje në pritje të një rasti të volitshëm.

“Në bazë të nevojave sigurisht që do të shqyrtojmë edhe profilin e ndonjë futbollisti me talent. Dëmtimi i Duartes na vuri pak në vështirësi, por të paktën Kaldara ka rikuperuar dhe është gati”, përfundoi deklaratën e tij Paolo Maldini.

Related posts

“Eja dhe Tako Ilir Latifin”/ Njoftimi i fundit i kampionit të njohur të peshave të rënda (FOTO)

Sadik.Autor

KAOS TOTAL/ Ylli i Man United NUK FIRMOS kontratë të re, pret shkarkimin e MOU

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Milan-Betis: “Djalli” do një fitore për të harruar derbin

Isa.Autor

Leave a Comment