Futboll Seria A Sport

Spal-Roma luhet për mbijetesë dhe Champions League

Spal do të kërkojë të vazhdojë ngjitjen e ngadaltë drejt mbijetesës kur të presë Roma-n pasditen e së shtunës. Vendasit janë vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria dhe do të paraqitet në këtë ndeshjes pas gjashtë barazimeve të marra në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit, duke përfshirë këtu edhe një 0-0 befasues kundër Juventus-it.

I njëjti rezultat ka ardhur edhe në ndeshjen e luajtur në javën e fundit të kampionatit italian kundër Chievo-s. Fakti që nuk kanë pësuar asnjë humbje në tetë javët e fundit të Serisë A do t’i bëjë ata të ndihen mirë para verdhekuqve, të cilët mund të jenë të shpërqendruar nga ndeshja e Champions që do të luajnë në mesjavë kundër Liverpool.

Trajneri i Roma-s, Eusebio Di Francesco, do të duhet të vendosë sesi do ta menaxhojë skuadrën e tij, duke parë se ata janë në garë me Lazio dhe Inter për të siguruar një vend mes katër të parëve në kampionat. Lajmi i mirë për miqtë është se ata nuk kanë pësuar asnjë humbje në 8 transfertat e fundit të kampionatit.

Related posts

DERBI I MADONINËS/ Pioli: Ne vijmë nga një periudhë sfiduese, cilësitë për të luajtur një ndeshje serioze dhe…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Arsenal gjen zëvendësuesin e Koscielny tek klubi…

Delo.autor

VIDEO/ Reali merr lojën nën kontroll, shënohet goli i katërt nga ky lojtar

Q.Autor

Leave a Comment