Futboll Premier League Sport

SPECIALE/ Salah troket në dyert e historisë!!!

Mohamed Salah ka shënuar deri tani 30 gola në Premier League, në një vit të paharrueshëm me fanellën e Liverpool, i pari për sulmuesin nga Egjipti në “Old Trafford”. Ai ka arritur disa rekorde në këtë sezon, por tani po luan për t’u bërë golashënuesi më i mirë i historinë në harkun e një sezoni në Premier League.

Askush nuk ka shënuar më shumë se 31 gola në një sezon me 38 ndeshje në Premier League, ndërsa rekordi i të gjitha kohërave është 34 gola, por atëherë në elitën e futbollit anglez merrnin pjesë 22 epike dhe çdo ekip luante 42 ndeshje, katër më shumë se sivjet.

Më poshtë, ju tregojmë se cilët janë pesë rekordmenët që mund të arrijë Salah në katër ndeshjet e mbetura në Premier League…

Cole established Newcastle as a potent Premier League force in the division's early years

Andy Cole, (1993-94) – 34 gola

Në momentin që u rikthye në Premier League, Newcastle shpenzoi 2 milionë paundë për të marrë Andy Cola nga Bristol dhe ky ishte një rekord për kohën në klubin e “qymyrxhinjve”. Rezultoi një investim i goditur.

Ai shënoi 34 gola në 40 ndeshjet e luajtura në sezonin e parë në Premier League, duke e ndihmuar Newcastle të ngjitet në vendin e tretë duke u kualifikuar për në Kupën UEFA, këtu përfshihen edhe tre-golëshat kundër Liverpool dhe Coventry.

Cola u shpall futbollisti i ri më i mirë i kampionatit dhe u transferua te Manchester United me kërkesë të Alex Ferguson.

As well as winning the Premier League title, Shearer earned the golden boot for top scorer

Alan Shearer, (1994-95) – 34 gola

Vrapimi me shpejtësi te tifozët duke mbajtur krahët e hapura është festimi tipik me të cilin Shearer u bë i famshëm në të gjithë botën dhe asnjëherë ky festim nuk është parë aq shpesh sa në sezonin 1994-95.

Në krah të Chris Sutton, Shearer ndihmoi Blackburn në një arritje historike duke fituar titullin kampion. Ai u shpall “futbollisti më i mirë i Premier League” dhe barazoi rekordin e Cole me 34 gola, por atëherë kampionati ishte me 42 ndeshje,

By the time he got the Golden Boot, Shearer had made his world record switch to Newcastle

Alan Shearer, (1995-96) – 31 gola

Në mesin e viteve ’90 e gjithë bota njohur golashënuesin Shearer, i cili kishte shkëlqyer me Blackburn dhe më pas u transferua te Newcastle për shifrën rekord në të gjithë Europën, 15 milionë paundë.. Edhe në veri të Anglisë, ai vazhdoi të bënte atë që dinte më mirë, golat. Këtë herë shënoi 31 gola në një kampionat me 38 ndeshje, rekord…

Ronaldo's 31 goals powered Manchester United to a second successive Premier League title

Cristiano Ronaldo, (2007-08) – 31 gola

Ky ka qenë sezoni që tregoi se Ronaldo, nuk ishte vetëm një futbollist i aftë, por më i miri. Mënyra si filloi të shënonte e ktheu portugezin në një armë fatale për Manchester United, që fitoi titullin e dytë radhazi.

Ai shënoi 13 gola në fazën e parë dhe mori lavdet e të gjithëve, por edhe tifozët mbetën gojë hapur kur “CR7” i dha gaz dhe shënoi 18 gola të tjetrë në 19 ndeshjet e fazës së dytë. Ai fitoi “Këpucën e Artë” dhe bindi Real Madrid të investonte për ta marrë në “Bernabeu”.

Suarez's spell in England was dogged by controversy however, and he left for Barcelona

Luis Suarez, (2013-14) – 31 gola

Suarez e nisi aventurën në Angli me zënka, me sharje raciste dhe kafshime, por sezoni i tij i fundit para se të shkonte te Barcelona ishte i madhërishëm.

Uruguajani shënoi 31 gola, ku nuk do të harrohen kurrë katër golat në fitoren 5-1 ndaj Norwich, dy golat në fitoren 5-0 në fushën e Tottenham dhe golin spektakolar të shënuar në fitoren e madhe 3-0 ndaj Manchester United në “Old Trafford”.

Ai u bë futbollisti i parë “jo europian” që u shpall futbollisti më i mirë i kampionatit anglez.

Related posts

SHANSET PËR FALJE NGA UEFA/ Reagon klubi Skënderbeu: U themi tifozëve që…

Delo.autor

HEROI I FITORES SË NAAPOLIT NDAJ MILANIT/ Flet Xhovani Simeone: Nuk mendojmë për titullin, golin ia kushtoj…

F.autor

BUFFON TITULLAR NË KUPËN E ITALISË/ Pas rekordit të prezencave, “Gardiani” i Juventus kërkon një tjetër arritje

Delo.autor

Leave a Comment