Europa League Futboll

Sporting-Atl. Madrid, fitorja nuk mjafton për vendasit

Humbja e pësuar nga Sporting kundër Ateltico Madrid në takimin e parë mund të thuhet se ka qenë e paharrueshme. Loja e bërë nga “Luanët” në atë takim ka shtyrë presidentin e tyre që të kritikojë ekipin në Facebook. Pas komenteve të tij, 19 lojtarë kanë pretenduar faljet, teksa presidenti është kundërpërgjigjur duke thënë se ata ishin të gjithë të pezulluar.

Ky vendim do ta kishte lënë ekipin me gjashtë lojtarë për takimin e së dielës së kaluar me Pacos de Ferreira. Në fund, asnjë lojtar nuk u pezullua dhe gjigantët e Portugalisë fituan 2-0. Gjithsesi, kjo nuk është mënyra më e mirë për t’u përgatitur për ndeshjen e kthimit kundër Atletico Madrid në çerekfinalet e Europa League. Spanjollët kanë fituar 2-0 në takimin e luajtur një javë më parë dhe janë favoritët për ta fituar këtë kompeticion.

Lojtarët e Diego Simeone kanë fituar pesë ndeshje radhazi në Europa League, duke shënuar 15 gola në këto takime. Pjesa më e madhe e këtyre realizimeve ka ardhur nga Antoine Griezmann, i cili po i bën një reklamë të mirë vetes në pritje të merkatos së verës. Portugezët, nga ana tjetër, kanë shënuar në 18 ndeshje të njëpasnjëshme në shtëpi, ndërsa kanë realizuar 13 gola në pesë ndeshjet e fundit të Europa League që kanë luajtur në fushën e tyre.

Shifra dhe Fakte
– Dy nga ndeshjet e luajtura mes këtyre dy skuadrave para asaj të javës së kaluar janë mbyllur në barazim.
– Në 64% të ndeshjeve të kampionatit që Sporting ka luajtur në shtëpi janë realizuar nën 2.5 gola për takim.

– Në 62% të ndeshjeve të kampionatit që Atletico Madrid ka luajtur në transfertë janë shënuar më pak se tre gola.
– Sporting ka pësuar vetëm një gol në ndeshjet e Champions League të luajtura në shtëpi kundër Barcelona-s dhe Juventus.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas një goditje nga këndi, sulmuesi Muller ndëshkon me kokë Rumaninë (VIDEO)

Delo.autor

FITORE E MADHE E ZVICRËS/ Xhaka pranë kualifikimit në Kampionatin Europian (FOTO)

Delo.autor

Tefik Osmani “thumbon” edhe kur është me pushime: Do luajmë domino deri sa… (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment