Moto GP

Marquez: Gabova, por nuk e ndryshoj stilin tim të pilotimit

Rrëmuja e krijuar nga incidenti mes Marc Marquez dhe Valentino Rossit në garën e fundit të Botërorit të Moto GP zhvilluar në Argjentinë vijon ende të krijojë polemika dhe sot ai që ka folur për ngjarjen e 3 ditëve më parë është kampioni i botës në fuqi. Piloti spanjoll i Hondës u shpreh se nuk ka ndryshuar opinion edhe pse pranon se ka bërë gabime në pistë. “Nuk kam dëshirë të komentoj deklaratën e Rossit pas garës. Unë do të jem gjithnjë vetja ime, por duke respektuar rregullat. Unë mendoj se të gjithë pilotët kanë bërë gabime të tilla në karrierën e tyre dhe më pas kanë kërkuar ndjesë te rivalët”, tha Marquez.

Duke shpjeguar incidentin në pistë mes tij dhe Rossi, piloti spanjoll shprehet: “Unë rashë në një pellg me ujë, humvba ekuilibrin dhe e preka Rossin. Bëra një gabim dhe u penalizova. Nëse kthejmë kokën pas, do të shihni që edhe Rossi ka bërë të tilla gjëra. E rëndësishme është që një njeri, pasi gabon, reflekton dhe mëson nga gabimet e bëra. të gjithë pilotët kanë qenë dikur 25, 22 apo 20 vjeç, euforikë në pistë, ashtu si Rossi. Kur hoqa kaskën pas garës, gjëja e parë që bëra ishte t’i kërkoja ndjesë. Bëra një gabim, si të gjithë, pasi garojmë në limitet tona. Megjithatë, unë nuk kam për ta ndryshuar stilin tim të pilotimit në pistë”, tha Marquez.

Related posts

AKSIDENT I RREZIKSHËM/ Fluturoi 10 metra në ajër, centimetrat ndajnë pilotin nga vdekja (VIDEO)

Delo.autor

MOTO GP/ Marquez pas vaksinës: Mund të jem në garën e parë sezonale

Delo.autor

Shëpton “për një qime”, piloti shmang aksidentin fatal në Francë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment