Futboll La Liga

Ousmane Dembele dështon sërish të tregoj talentin e tij te Barcelona

Ai ka treguar se është në gjendje ta hedhë pas krahëve këtë moment negativ duke luajtur mirë dhe duke shënuar një gol në ndeshjen e dytë kundër Chelsea-t, në “Camp Nou”, megjithatë francezi nuk ka qenë në gjendje të “çimentojë” veten në formacionin fillestar.

Gjithsesi situata e tij është shqetësuese, pasi shanset e tij janë të kufizuara në kampionat dhe kupë me praninë e Philippe Coutinho dhe Champions League është kompeticioni ku ai duhet të jetë zgjedhje e parë për Valverde, por spanjolli nuk e preferon.

Pasi u kthye nga dëmtimi i tij i dytë, Dembele ka luajtur në shtatë nga dhjetë ndeshjet në dispozicion, duke grumbulluar 406 minuta dhe në total, ai ka qenë në gjendje të luajë në 41% të ndeshjeve të Barcelonës, që kur u bashkua nga Borussia Dortmund verën e kaluar. Ky mund të quhet një sezon i dështuar për sulmuesin francez dhe ndoshta në verë Barcelona mund të pranojë ta largojë, nëse nënshkruan me yllin e Atletico, Antoine Griezmann.

Related posts

SALERNITANA-MILAN/ I mjaftojnë 5 minuta lojë, Messias ndëshkon për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO/ Liverpooli insiston për talentin e Dortmundit

Q.Autor

NDIZET RIVALITETI/ Derbi madrilen dhe mesazhi i fshehtë që do të përcjellë Griezmann

Isa.Autor

Leave a Comment