Futboll Sport

Sulmuesi i Kombëtares: Ju tregoj marrëdhënien me Panuccin dhe objektivin e ri

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku, kaloi te skuadra e Virtus Entellas në Seria B. Ai ndryshoi ekip dhe kampionat në janar, pasi kaloi nga Kazakistani në Itali. Llullaku ka filluar të luajë me skuadrën e Serisë B dhe ditën e djeshme e nisi si titullar. Ai luajti për 56-të minuta në barazimin 1-1 të Entellas kundër Avellinos. Sulmuesi nuk e ka gjetur ende golin e parë këtë sezon, por shpreson ta provojë sa më shpejt. 30-vjeçari rrëfehet në një intervistë për Eduasportin.com për aventurën e tij në Seria B, por dhe ftesën e munguar nga trajneri Christian Panucci.

-Azdren, a jeni përshtatur ende në Italia dhe si po shkon aventura juaj me ekipin e Virtus Entellas?
– Më në fund, tani jam 100 % gati për këto ndeshje të mbetura në Seria B. Do të luhen dhe 7 ndeshje deri në fund dhe duhet të ndihmoj ekipin për të shpëtuar. Ndihem mirë dhe gati për të ndihmuar skuadrën.
– Duke parë pozitat e vështira të skuadrës tuaj, mendoni se do të shpëtoni?
– Nuk jemi në pozita të mira, por mendoj dhe shpresoj se do të shpëtojmë.
– Sa e vështirë është të luash në Seria B, duke qenë se është një kampionat shumë taktik?
– Të them të drejtën është shumë e vështirë. Seria B është një kampionat i fortë dhe me shumë cilësi. Ka lojtarë të mirë dhe trajnerë mjaft taktikë. Këtu i kushtohet shumë rëndësi skemave taktike.

– Mendoni se keni bërë zgjedhjen e duhur që jeni rikthyer në Itali?
– Nuk është hera ime e parë që luaj në Itali. Kam luajtur dhe më parë, e njoh gjuhën dhe kjo më ndihmon goxha. Ishte dëshira ime që të vija këtu dhe besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur.
– Pse nuk shkoi aspak mirë aventura juaj në Kazakistan?
– Në Kazakistan nuk shkoi aspak mirë. Kishte shumë ndryshime dhe të tjera gjëra që nuk ishin për mua. Zgjedhja më e mirë ishte të ndryshoja ambient dhe këtë zgjodha të bëja.
– Munguat në ndeshjen e fundit kundër Norvegjisë, mendoni se do të riktheheni sërish në Kombëtare?
– Shpresoj që po. Unë gjithmonë punoj fort në stërvitje dhe mundohem të marr dhe të jap maksimumin dhe për ekipin Kombëtar. Çdo futbollist e ka ëndërr të përfaqësojë vendin e tij.

– Pse nuk u grumbulluat dhe a keni patur ndonjë kontakt me Panuccin?
– Nuk isha mirë fizikisht. Panucci duhet të provojë dhe pak ndryshime. Respektoj të gjitha vendimet që merr trajneri, mua më mbetet të jap maksimumin.
– A ju tregoi Aliji për grumbullimin e fundit të Shqipërisë?
– Alijin e kam në ekip dhe jemi të afruar me njëri-tjetrin duke qenë se jemi të dy shqiptarë. Bisedojmë dhe më tregoi dhe për grumbullimin e fundit me skuadrën Kombëtare.

Related posts

SOT SFIDON PSG/ Statistikat e “FRIKSHME” të Real Madrid në Champions League

Delo.autor

BËN DEKLARATË TË ASHPËR PËR SERIGIO RAMOS/ Klopp refuzon: Ne nuk do të firmosnim as falas….

Delo.autor

BABAI I SULMUESIT FYEN SPALETIN/ Mario Martinez: Do marrësh fund po vazhdove kështu

Isa.Autor

Leave a Comment