Futboll

Takaj nuk mjaftohet, korçarët me dy studio ligjore për pafajësinë

Beteja e Skënderbeut në raport me dosjen e trukimeve dhe dënimin e dhënë nga UEFA pritet që të vijojë tashmë me ankimimin e bërë nga skuadra korçare në KAS të Lozanës. Në një situatë të tillë, të gjithë në kampin bardhekuq janë të përqendruar që të vazhdojnë këtë betejë deri në fund sa të provohet pafajësia. Për këtë, klubi i Skënderbeut ka ndërmend që të lëvizë të gjithë gurët e mundshëm për të hedhur poshtë akuzat që rëndojnë mbi ta në atë dosje të përfundimeve të nxjerrë nga UEFA dhe sistemi BFDS.

skenderbeu2-470x323

Në një situatë të tillë po bëhet gjithçka e mundur që konkluzioni të jetë pozitiv për korçarët. Nisur nga kjo, drejtuesit e klubit bardhekuq kanë zgjedhur të marrin dy studio ligjore në mbrojtjen e tyre për të bërë sa më të plotë dosjen dhe analizën e fakteve kundërshtuese të raportit të UEFA-s. Një gjë e tillë bëhet me dije nga burime shumë të besueshme pranë presidentit Ardjan Takaj, që tregojnë për gazetën se do të jenë dy studio, më të mëdhatë zvicerane, ato që do të merren me dosjen “Skënderbeu” dhe apelin ndaj UEFA-s.

Nisur nga kjo, “Panorama Sport” ka arritur të mësoje se si do të procedojë puna mes tyre. Secila nga studiot do të mbledhin faktet për hesapin e tyre dhe do të mundohen që të gjejnë mjaftueshëm prova për të marrë një përgjigje pozitive nga ana e KAS-it. Në muajin e fundit para seancës së gjyqit në Lozanë, të dyja dosjet e përgatitura nga studiot e ndryshme do të bashkohen në një të vetme. Një zgjedhje e tillë është bërë me qëllim që të ketë sa më shumë siguri në informacionet e nevojshme dhe që provat e mbledhura të jenë të “qepura” mirë në raportin që Skënderbeu do të paraqitë si mbrojtje.

Duke parë këtë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se, si studioja De Pfyfer ashtu edhe studioja tjetër zvicerane, e cila për momentin po mbahet sekret nga ana e klubit, kanë dhënë garancinë, sidomos tani së fundmi, se çështja në KAS do të fitohet nga Skënderbeu. Në të kundërt, apeli në Gjykatën Federale Zvicerane do të mbetet e vetmja rrugë për Skënderbeun.

Related posts

Luftëtari-Flamurtari, dueli për Europën, Partizani për formalitet në Lushnjë

Sadik.Autor

“DO TË MBETEM GJITHMONË NJË BAVAREZ”/ Trajneri Flick: Nuk ka rëndësi nëse je një talent apo një njeri me famë

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Luftëtari: Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment