Futboll Seria A

Oferta të çmendura, sulmuesin e Juves gati ta mbulojnë me ar në Kinë

Mario Manxukiç do të jetë një nga armët që Juventusi do të ketë për ndeshjen e kthimit kundër Realit të Madridit, edhe pse kroati vuajti shumë duke e parë skuadrën e tij nga pankina, që të mposhtet. Gjithsesi, lajmi i keq për skuadrën e Juventusit janë ofertat e çmendura që mbërrijnë nga Kina për të.

manxukic dibala

Edhe pse 31-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2020, bardhezinjtë mund të vendosin që ta shesin, duke qenë se gjysma e skuadrave të kampionatit kinez, me Gunagzhu Evergranden në krye janë gati që të shpenzojnë 30-35 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa vetë lojtari mësohet se i janë ofruar 15 milionë euro në vit, për tre sezonet e ardhshme nga skuadra që drejtohet nga ish-mbrojtësi i Juventusit, tashmë trajner i Guangzhgusë, Fabio Kanavaro.

Related posts

Chelsea favorit, por shumë klube duan mbrojtësin e United…

Sadik.Autor

PLAS TEK REALI/ Madrilenët mërzisin Kovacic, ka përplasje të fortë mes palëve

Sadik.Autor

Barcelona pritet të rinovojë me mesfushorin duke e bërë një nga më të paguarit

Isa.Autor

Leave a Comment