Champions League Futboll Sport

Te Roma kanë besim: Salah do ta ndalim ashtu si ndalëm Messi

Roma beson se mund ta ndalë golashënuesin më të mirë të Premier League, Mohamed Salah, ashtu si ndalën Lionel Messi, ka deklaruar mbrojtësi Kostas Manolas.

Verdhekuqtë eliminuan Barcelonës duke fituar 3-0 në “Olimpico” dhe u kualifikuan pavarësisht nga humbja 4-1 në “Anfield Road”.

Manolas, i cili shënoi golin vendimtar për kualifikimin e verdhekuqve, beson se ekipi i tij mund të ndalë Salah, i cili ka shënuar 41 gola në 44 ndeshje zyrtare në të gjitha veprimtaritë gjatë këtij sezoni.

“Nuk do të markojmë Salah një për një, sepse ne e ndalëm Barcelonën dhe Lionel Messi duke luajtur të gjithë bashkë si ekip, këtë do të bëjmë edhe këtë herë. Nuk do të jetë e lehtë, por jemi gati dhe do ta ndalojmë Salah të gjithë së bashku,” – tha Manolas për “La Stampa”.

Pasi u renditën para Chelsea dhe Atletico Madrid në fazën me grupe, Roma ka eliminuar Shakhtar dhe Barcelona, Manolas i jep meritë trajnerit Di Francesco.

“Futbolli ynë ka të bëj me mentalitetin dhe filozofinë që na jep trajneri. Ne luajmë gjithmonë me të njëjtat ide, pavarësisht se cili është kundërshtari. Ai është një trajner modern që kërkon ta dominojmë lojën me presing dhe ritëm të lartë,” – përfundoi mbrojtësi grek.

Related posts

“ATA KANË 21 FITORE, PO AQ SA KEMI NE PA HUMBUR NË…”/ Solskjaer: Mendojmë vetëm të mundim Cityn, jo për titullin

Delo.autor

E GODET me GRUSHTE dhe e TËRHEQ ZVARRË, Sportisti i njohur rreh keq të dashurën (VIDEO)

Isa.Autor

VLLAZNIA-TEUTA/ Shiten biletat për super sfidën në “Loro Boriçi”, por ka protestë për çmimet

Delo.autor

Leave a Comment