Futboll Sport

DREKË LAMTUMIRE TE BARCELONA/ Kuman: Kjo skuadër ka nevojë për ndryshime

Barcelona mbylli sezonin futbollistik 2020-2021 ditën e djeshme. Të shtunën luajti ndeshjen e fundit kundër Eibarit, të cilën e fitoi me golin e Antuan Grizmanit. Ditën e djeshme pati një takim mes stafit, lojtarëve dhe trajnerit Ronald Kuman në qendrën stërvitore. Duket sikur ishte një takim përshëndetës dhe lamtumire mes holandezit dhe skuadrës, pasi nuk dihet ende nëse do të qëndrojë te Barcelona sezonin e ardhshëm apo jo. Të gjithë lojtarët dhe stafi u paraqitën paraditen e djeshme për të takuar njëri-tjetrin pavarësisht se rezultatet nuk ishin ato që duhet.

Barcelona fitoi Kupën e Mbretit. Mungesa e madhe në këtë takim ishte mesfushori Pedri, i cili ka marrë pushimet përpara kohe dhe po përgatitet për kampionatin Europian. Ronald Kuman mbajti një fjalë përpara të gjithëve duke bërë një lloj bilanci të vogël të sezonit dhe duke i falënderuar lojtarët dhe stafin për punën që kanë bërë. Ai dëshiroi pushime të mbara për të gjithë dhe fat për lojtarët që do të marrin pjesë në kompeticionet e ndryshme si Europiani, Kupa e Amerikës, Europiani U-21 dhe Lojërat Olimpike. Shumë lojtarë, por edhe vetë Kuman nuk e kanë të sigurt nëse do të vazhdojnë të qëndrojnë në kampin katalanas këtë sezon. Pas ndeshjes me Eibarin foli trajneri holandez, i cili analizoi sezonin.

NOTAT PËR EKIPIN – “Unë e kam thënë që në vitin 2021 bëmë shumë gjëra ashtu siç duhet dhe fituam Kupën e Mbretit. Njerëzit filluan të besonin te kjo skuadër, por ne nuk përfituam dot që të ishim në krye. Duhet të mësojmë për të ardhmen. Gjatë sezonit sforcoja e skuadrës ka qenë e madhe dhe ne bëmë gjithçka. Nuk ia dolëm dot të fitonim, por duhet të na shërbejë si mësim për të ardhmen”.

NDRYSHIME – “Në momentin që unë erdha skuadra ishte e formuar. Blerja e vetme që bëmë ishte Serxhinjo Dest në ditën e fundit. E vërteta është që duhen disa ndryshime të vogla për të pasur një ekip kompetitiv. Kjo Barcelonë nuk është ajo që duam, por është në rrugën për t’u bërë një ekip fantastik. Atletiko? Ishte pak më mirë sesa Reali i Madridit dhe Barcelona. Dua ta uroj për titullin kampion”, ka thënë Ronald Kuman.

Related posts

PSG AKORD ME SULMUESIN/ Argjentinasi në prag të nënshkrimit të kontratës

Isa.Autor

NË PRAG TË FINALES ME “VERILINDORËT”/ Partizani do me çdo kusht Superkupën

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Inter mendon për merkaton e sezonit të ardhshëm, “piketohet” talenti i Sampdorias…

Delo.autor

Leave a Comment