Futboll Seria A Sport

“MOS SHKRUANI BADALLALLËQE TË TILLA”/ Icardi SULMON shtypin dhe siguron: Kështu do të jetë deri në FUNDIN e karrierës sime (VIDEO)

Pas fjalëve të Wanda Nara-s kanë ardhur edhe ato të Icardi-t. Jo në lidhje me rinovimin, por për të kritikuar lajmet që janë publikuar sot nga “Gazzetta dello Sport”.

Kapiteni i zikaltërve ka përgënjeshtruar lajmin se Inter ka kërkuar të negociojë rinovimin e tij me një përfaqësues tjetër, sepse Wanda nuk pëlqehet më nga drejtuesit e klubit milanez.

“Nga vijnë këto fjalë? A është e mundur që një gazetë si La Gazzetta të shkruajë budallallëqe të tilla?”, ka qenë mesazhi i sulmuesit argjentinas.

Për të sqaruar akoma më shumë situatën, Icardi ka postuar një mesazh të dytë: “Dua të saktësoj se jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me punën që kemi bërë bashkë deri tani. Për këtë arsye, Wanda Icardi do të jetë menaxherja ime deri në fundin e karrierës”.

Related posts

KAPITENI I MLANIT NË TELASHE/ Romagnoli aksidentohet duke lënduar dy persona, ja gjëndja e tyre

Delo.autor

SKANDALOZE/ Zbuloni kë akuzon RONALDO për PËRDHUNIMIN dhe kartonin e kuq në Champions

Isa.Autor

VIDEO/ Portieri bën të pamundurën, qëllon me top kameran sipër stadiumit

Q.Autor

Leave a Comment