Futboll Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Gjigantët e Premier League, vëzhgues special për Rabiot në Francë-Zvicër

Sipas raporteve nga gazeta britanike “The Daily Star”, Manchester United ka dërguar skautë për të parë Adrien Rabiot në veprim gjatë disfatës së Francës në “Euro 2020”, të hënën në mbrëmje kundër Zvicrës. Rabiot, i cili ishte thirrur të luante një rol të ri nga trajneri Deschamps (si mbrojtës i majtë në një 3-4-1-2) ishte nën vëzhgimin e një vëzhguesi të “Djajve të Kuq”, i cili më vonë do t’i raportonte Ole Gunnar Solskjaer mbi performancën e lojtarit të Juventusit.

Francezi nuk ishte në gjendje të demonstrojë, megjithatë, vlerat e tij të vërtetë në 120 minuta lojë, sepse ishte në një rol jonatyral, shto këtu rezultatin e bujshëm që eliminoi kampionët e botës. Përkundër performancës së dobët me ekipin kombëtar francez, Manchester United është ende i interesuar për 26-vjeçarin, i cili mbërriti në Torino si transferim falas sezonin e kaluar.

Rabiot ishte lidhur me një largim nga “Allianz Stadium” në përpjekje për ta rifilluar karrierën e tij, por, pasi kapërceu një fillim të komplikuar me fanellën bardhezi, nisi të luajë shkëlqyeshëm. Për pasojë, francezi tërhoqi vëmendjen e disa gjigantëve të Premier League.

Related posts

FLET MJESHTRI I PORTËS/ Zoff tregon diferencën ndërmjet STRAKOSHËS dhe BERISHËS, më I MIRI ËSHTË…(VIDEO)

Isa.Autor

The Guardian publikon raportin special për Skëndërbeun: Si u përfshi në hetimet e jashtëzakonshme dhe implikimi i Bodes, Zeqos dhe Takajt

Sadik.Autor

MOLDAVI-SHQIPËRI/ Dhurata e mbrojtjes moldave, Cikalleshi zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment