Futboll Seria A Sport

Tërbohen tifozët, përplasje me lojtarët para stërvitjes (VIDEO)

Humbja e fundit me Napolin nuk është pritur mirë nga tifozët e Juventusit, që presin reagim nga skuadra e tyre në përballjen me Interin. Por duket se gjërat kanë dalë disi jashtë kontrollit, pasi së fundmi në qendrën sportive të Vinovo ka pasur tension mes një grupi tifozësh të Juventusit dhe lojtarëve bardhezi. Para stërvitjes ka patur një përplasje mes tyre dhe dyshes Marchisio-Sturaro, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe koret kontestuese.

 

Më pas kanë mbërritur forca policorë për të mbajtur situatën nën kontroll, ndërkohë që anëtarë të grupit “Tradizione” kanë pasur një takim edhe me Buffon-in dhe më pas janë dëgjuar këngë mbështetëse për ekipin. Gjithashtu tifozët kanë folur edhe me Higuain, ndërsa të tjerët pas stërvitjes janë larguar. Nga ana e Drughi ka pasur një mesazh mbështetës të martën, teksa në ambientet ku stërvitet ekipi ishte shpalosur mesazhi: “Ne me zë, ju me zemër: fitojmë!”.

Related posts

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Ja shifra e majme që humbet Juventus në rast se nuk kualifikohet në Champions…

Delo.autor

Arrigo Sacchit: PSG ka individin para ekipit, s’ka hierarki vlerash

Q.Autor

DOKUMENTARI ZBULON PRAPASKENAT TEK BARCELONA/ Koeman: Laporta më tha që po kërkonte trajner tjetër

Delo.autor

Leave a Comment