Futboll Sport

Tetova në festë, Shkëndija ‘hap shampanjën’ e titullit (Foto)

Mision i realizuar me sukses. Shkëndija e Tetova është edhe matematikisht kampione e Maqedonisë. Pas titullit të parë në sezonin 2010-2011 edhe atëherë me trajnerin Qatip Osmani në stol, skuadra shqiptare shkruajti historinë për herë të dytë duke fituar një tjetër titull në Maqedoni.

Falë suksesit 2-0  ndaj skuadrës tjetër shqiptare KF Shkupit, kuqezinjtë u shpallën kampionë 7 javë përpara fundit. Shkëndijës do ti mjafonte edhe një barazim për të fituar titull por humbja e Vardarit në takimin ndaj Pobedas bëri që rezultati i sfidës së zhvilluar në Tetovë të mos kishte aspak rëndësi.

Një sezon për tu vendosur në vitrinë ky i kuqezinjëve tetovarë të cilët mund të fitojnë edhe Kupën e Maqedonisë pasi do të luajnë në finale ndaj Pelister ndërsa në verë do të marrin pjesë në pareliminatoret e Champions League me shpresën për të kaluar sa më shumë ture, siç kanë bërë në Europa League gjatë 2 sezoneve të fundit.

Një sukses që kur mbeten edhe 7 javë kampionat e çoi në plot 26 pikë diferencën mes Shkëndijës dhe Vardarit në renditje, me Ferhan Hasani e Besart Ibraimin me shokë që në këto 29 javë kanë grumbulluar 75 pikë duke regjistruar 24 fitore 3 barazime dhe 2 humbje me një goleavarazh të frikshëm 81-21.

Një titull ky i merituar plotësisht nga skuadra e Qatip Osmanit që e ka dominuar nga fillimi e deri e tani kampionatin maqedonas. Tashmë deri në fund të sezonit, objektivi i mbetur për Shkëndijën është të grumbullojë sa më shumë pikë dhe të fitojë edhe Kupën e Maqedonisë duke bërë “double” në këtë sezon. Në fund të ndeshjes së fituar 2-0 ndaj Shkupit festa ishte e gjitha për Shkëndijën që me këtë triumf në kampionatin maqedonas bëri krenare gjithë shqiptarinë.

 

Related posts

Swansea prezanton trajnerin e ri, firmos portugezi Carvahal

Q.Autor

Polonia mbetet pa trajner, kandidatë janë De Biasi dhe Prandelli

Isa.Autor

HUMBJA NË FINALEN E SUPERKUPËS SË ITALISË/ Bonucci përgëzon Interin: Ne luftuam, por nuk mjaftoi

Delo.autor

Leave a Comment