Futboll Sport

Teuta-Vllaznia/ 15 minuta qetësi, skuadrat nuk rrezikojnë në fillimin e takimit

Luhet në “Niko Dovana” të Durrësit, një “finale” për mbijetesë, mes Teutës dhe Vllaznisë, me dy skuadrat që gjenden përkatësisht në vendin e tetë dhe të nëntë.Të dy ekipet gjenden në një fazë kritike të kampionatit, dhe me ndeshjet drejt përfundimit, nevoja për pikë është emergjente. Në Durrës, pritet një ndeshje e luftuar dhe me spektakël.

LIVE | Teuta-Vllaznia 0-0

19’ Tjetër tentativë, po nga jashtë zone e Vucajt, këtë herë topi përfundon larg portës.

Capture

16’ Sukaj godet me majën e këpucës, në mënyrë të pavullnetshme, Çyrbjan. Fair-play i shkodranit që ndal lojën, dhe lojtarit të Teutës i duhet ndihma mjekësore.

15’ Vucaj godet përsëri, këtë herë pothuajse nga mesi i fushës, por Moçka pozicional.

14’ Përplasje mes Çyrbjes dhe Mersinit, arbitri maltez akordon faull për durrsakët. Proteston Gjoka.

12’ Krymi provon me një goditje nga shumë larg zonës, por topi shkon mbi traun e portës së Moçkës.

11’ Top i gjatë për Ribajn, por Moçka del nga kuadrati dhe spastron me kokë.

8’ Vucaj provon nga distanca, por gjuajtja e tij është qendrore dhe e lehtë për Moçkën.

4’ Ribaj avancon bukur nga krahu i majtë, shërben në qendër për Sukajn, por goditja e shkodranit lë për të dëshiruar, pasi përplaset në tokë.

1′ Nis takimi në Durrës.

 

FORMACIONET

Teuta: Moçka, Gjorgjevski, Bilali, Hrkaç, Hakaj, Alhsan, Hila, Çyrbja, Beqja, Dediç, Latif. Trajner: Gentian Begeja.

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Berisha, Orelesi, Mersini, Krymi, Lika, Tafili, Vucaj, Ribaj, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka.

Gjyqtar: Malkolm Spiteri (Maltë)

Related posts

NUK BESOJNË TEK AFTËSITË E SHQIPËTARIT/ Legjenda angleze krahason SHAQIRIN me…

Isa.Autor

Kufje revolucionare për Kupën e Botës, teknologjia nuk njeh limite

Sadik.Autor

SUPERSFIDA/ Chelsea e mposht Manchester Cityn, i shkakton humbjen e parë

Isa.Autor

Leave a Comment