Futboll Seria A Sport

DERBI I MADONINËS/ Conte në hall të madh, ja formacioni i mundshëm i Inter

Probleme jo të vogla për Antonio Konten, që gjendet kështu me dy elementë më pak në mesfushë (ku kujtojmë do të mungojë edhe Sensi pas kartonit të kuq të marrë ndaj Lacios) dhe repartin e mbrojtjes të përgjysmuar, me vetëm De Vrajin dhe Ranokian si qendrorë puro plus të përshtaturit D’Ambrozio dhe Kolarov.

Pritet të jenë pikërisht këta dy të fundit që do të zëvendësojnë Shkriniarin dhe Bastonin, përkatësisht në të djathtë dhe në të majtë. Tani trajnerit do t’i duhet të “shpikë” diçka në mesfushë, ku titullarë nga minuta e parë, nëse hyjmë në mendjen e Kontes, parashikohet të jenë Barela dhe Vidal përpara mbrojtjes, me Eriksenin si fantazist.

Kjo shihet në pamje të parë të jetë zgjidhja më e mundshme dhe e drejtë. Megjithatë, pozicionet mund të modifikohen, me danezin që mund të zëvendësohet nga Brozoviç, po prapa sulmuesve, ose Vidal mund të spostohet më përpara duke i lënë Brozos vendin e “regjisorit” të tërhequr ku ndihet më komod.

iNTERI

Skuadra është më e paktë në numër, por konfirmimi i Ranokias, afrimi i Darmianit në mbrojtje dhe qëndrimi i Naingolanit në mesfushë i japin mundësi Kontes të mos ndihet totalisht i zbuluar. Me pakt që emergjenca të përfundojë këtu…

Related posts

“MË GËNJYEN DUKE MË THËNË SE…”/ Dani Alves zbulon arsyen e largimit nga Juventus (FOTO)

Delo.autor

Mesfushori i njohur var “këpucët në gozhdë”: Jam vetëm 27-vjeç, por e kam pamundur të jem pjesë e padrejtësive

Isa.Autor

MOTO GP/ Marquez dominon edhe në Çeki, titulli më pranë

Delo.autor

Leave a Comment