Basketball Sport

NBA playoff/ Warriors dhe Raptors nuk gabojnë, befason Pelicans

Në NBA është momenti i sfidave të play off. Në kampionatin amerikan të basketbollit u luajtën 4 ndeshje, ku pati rezultate interesante. Philadelphia 76ers – mundi Miami Heat me rezultatin 130-103. Sixers e nisën fazën play off ashtu si e mbyllën sezonin rregullt duke shënuar shumë e duke fituar. Në “Wells Fargo Center” të Filadelfias, pasi e mbylli pjesën e parë në disavantazh 56-60 kundër Heat, ekipi vendas shpërtheu dhe përmbysi rezultatin. Pesë prej basketbollistëve të 76ers e shënuan nga 10 pikë e sipër. Ndërkohë dyshe dyshesh realizuan Simmons (17 pikë dhe 14 asiste) dhe Ilyasova (17 pikë dhe 14 ribaunde). Pikëshënuesi i ndeshjes u shpall Redick me 28 pikë, por protagonisti ishte edhe Belinelli me 25 pikë të shënuara në 33 minuta. Për Miami ishin katër basketbollistët që shënuan nga 10 pikë e sipër. Për miqtë u dallua Kelly Olynyk me 26 pikë, Dragic (15), Johnson (13) e Wade (11). Ndeshja e dytë të martën në Filadelfia.

Edhe Golden State nuk gaboi në sfidën kundër San Antonio Spurs (113-92). Në “Oracle Arena” të Oakland, kampionët në fuqi e kontrolluan lojën nga fillimi në fund. Diferenca pas periodës së parë ishte +11, kurse në fund të pjesës së parë +16 në favor të vendasve. Pa Steph Curry në parket, Golden State e pati të lehtë të fitonte. Klay Thompson shënoi më shumë nga të gjithë, 27 pikë, pastaj Durant (24) dhe McGee (15). Dyshe dyshesh për Draymond Green (12 pikë dhe 11 asiste), Livingston realizoi 11. Për Spurs u dalluan Rudy Gay (15 pikë), Forbes (14) e Aldridge (14). Ndeshja e dytë të martën prapë në “Oracle Arena”.

Toronto Raptors fitoi ndaj Washington Wizards edhe pse me ndonjë problem të vogël 114-106. Kanadezët fituan ndeshjen e parë në “Canada Centre”, me Wizards që pjesën e parë e mbyllën në avantazh. Për vendasit u dallua Serge Ibaka me dyshe dyshesh (23 pikë dhe 12 ribaunde). Delon Wright e mbylli me 18 pikë, kurse DeMar DeRozan me 17. Por me lojën e bërë, Washington tregoi se për Raptors nuk ka për të qenë e thjeshtë. Dyshe dyshes për John Wall (23 pikë dhe 15 asiste) dhe Markieff Morris (22 pikë 11 ribaunde). Bradley Beal e mbylli me 19 pikë. Ndeshja e dytë të mërkurën, sërish në “Air Canada Centre”.

Por surpriza erdhi në “Moda Center” ku New Orleans Pelicans fituan në shtëpinë e Portland Trail Blazers 97-95. Miqtë dominuan lojën, por në periodën e fundit rrezikuan të përmbyseshin. Për Pelicans u dallua Anthony Davis që realizoi dyshe dyshesh (35 pikë dhe 14 ribaunde), kurse shoku i tij i ekipit Mirotic e mbylli me 16 pikë dhe 11 ribaunde. Shumë mirë u paraqit edhe Holiday (21 pikë) e Clark (10 pikë), kurse Rajon Rondo dha 17 asiste. Për Blazers, 4 basketbollistë me nga 10 pikë e sipër. Më mirë nga të gjithë luajti McCollum (19 pikë), pastaj Lillard (18) e Turner (13). Dyshe dyshesh për Nurkic me 11 pikë dhe 11 ribaunde. Sfida e dytë të mërkurën sërish në Portland.

Related posts

Pas humbjes së Milanit, habit Gattuso me deklaraten e tij…

Isa.Autor

KATASTROFAL/ INTERI “fundoset” nga Parma në “San Siro” (VIDEO)

Isa.Autor

PËRFUNDON ECURIA PREJ 4 FITORESH E LAÇIT/ Partizani mposht kurbinasit dhe shkëputet nga Kukësi

Delo.autor

Leave a Comment