Futboll

Tifozët e Liverpool shkatërrojnë autobusin e City, Jurgen Klopp kërkon ndjesë

Livepool ka nxjerrë një komunikatë për shtyp ku i kërkon ndjesë skuadrës së Manchester City për sulmin e pësuar nga tifozët e Liverpool që sollën dëme në autobusin e kësaj skuadre gjatë udhëtimit për në “Anfield Road”.

Tifozët e Liverpool goditën me gurë, fishekzjarre dhe shishe autobusin e Manchester City jashtë stadiumit duke thyer xhamin e shoferit.

City u detyrua të thërriste policinë dhe të merrte një tjetër autobus të vënë në dispozicion nga UEFA.

Edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, i ka kërkuar ndjesë stafit dhe futbollistëve të Manchester City.

“Absolutisht dhe realisht nuk e kuptoj këtë situatë. Ne kemi bërë të pamundurën që kjo të mos ndodhë. Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve në stadium, veprime të tilla,” – tha gjermani.

Related posts

Skënderbeu-Kukësi, korçarët marrin lajmin e madh pas dëshmisë në Apelin e UEFA-s

Sadik.Autor

Santon merr kërcime për jetën pas ndeshjes me Juvetus

Sadik.Autor

KRIZA PREJ COVID-19/ Përçahet Barçelona. Messi dhe gjashtë të tjerë dalin kundër

Delo.autor

Leave a Comment