Futboll Sport

Tifozët e Napolit, gati të ‘pushtojnë’ Firencen

Fitorja ndaj Juventusit në “Allianz Stadium”, duket se ka rikthyer entuziazmin te tifozët napolitanë, që tani më shumë se kurrë ndjejnë se janë më afër titullit.

Pritja që iu bë skuadrës së Sarrit, pas kthimit nga Torino ishte madhështore, ndërsa festa në Napoli vështirë se do të përsëritet edhe njëherë në rast se të kaltrit fitojnë titullin.

Gjithsesi, pavarësisht se kanë mbetur 4 ndeshje deri në fund dhe Juventusi ka një javë më shumë, tifozët e Napolit besojnë dhe kanë ndërmend të mbështesin skuadrën deri në javën e fundit.

Së fundi klubi i Fiorentinës njofton se janë shitur të gjitha biletat e vëna në dispozicion të tifozëve napolitanë, për sfidën e të dielës në orën 18:00.
Plot 2400 bileta janë shitur në vetëm pak orë, ndërsa klubi violë ka premtuar se do të vërë të tjera bileta në dispozicion për tifozët e Napolit, që duket se do të ‘pushtojnë’ stadiumin e Firences të dielën.

Kujtojmë që të shtunën në mbrëmje, Juventusi do të udhëtojë në Milano, ku do të përballet me Interin dhe në rast se nuk arrin të fitojë, atëherë Napoli ka mundësinë të marrë kreun në Firence.

Related posts

FITORJA ME “MANITA” NDAJ SAN MARINO-S/ Trajneri Southgate: Kjo nxori në pah mentalitetin e ekipit për 90 minuta

Delo.autor

ELSEID HYSAJ SI ICARDI/ Ja çfarë pritet të ndodhë kapitenin e Kombëtares

Delo.autor

Kërkohet impenjim maksimal, Federata Braziliane ndalon të dashurën e Neymar-it në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment