Futboll Seria A Sport

CIES, Reina kryeson renditjen e 50 ofertave “low cost”

Problemet ekonomike vazhdojnë të shqetësojnë shumë klube të futbollit, deri në atë pikë sa merkato “low cost” është kthyer në një detyrim. Kjo nuk dodh në të gjitha kampionatet e mëdha të Europës, ku vetëm pak klube kanë forcën që të blejnë më të mirët që ofron tregu.

Por, siç është vënë në dukej nga observatori ndërkombëtar i futbollit, ekzistojnë disa lojtarë të mirë, të cilët mund të merren me kosto zero dhe të bëjnë akoma diferencën. “CIES” e ka zbuluar këtë duke përdorur një algoritëm të vetin që, falë treguesit të paraqitjeve të përdorur mbi ata lojtarë që kanë luajtur të paktën 1.000 minuta në kampionat, i ka lejuar të evidentojë rastet më të mira mes lojtarëve që do të mbeten pa kontratë në fund të sezonit.

Për lojtarët e seleksionuar dhe të përfshirë në këtë renditje të veçantë, algoritmi ka mbajtur parasysh efikasitetin e lojtarëve në disa aspekte të lojës: penallti, mbulim, hapje e lojës, raste të krijuara dhe gjuajtje në portë.

Ndërsa, për portierët, janë konsideruar golat e pësuar në bazë të minutave të luajtura dhe përqindja e pritjeve. Rezultati ka qenë një përzgjedhje e 50 lojtarëve më të mirë me kosto zero, kontrata e të cilëve skadon më 30.06.2018: një renditje që kryesohet nga portieri i Napoli-t, Pepe Reina.

Mbrapa spanjolli, i cili do të veshë fanellën e Milan sezonin e ardhshëm, janë Vicente Guaita, datëlindja 1987, portier i Getafe dhe, në vendin e tretë, Gianluigi Buffon me Arjen Robben. Me 50 më të mirëve “loë cost” është edhe Emre Can, Jack Wilshere, Max Meyer i Schalke 04, Sanjin Prcić i Rennes dhe Stefan de Vrij, mbrojtësi që nuk do të rinovojë me Lazio-n dhe që mund të përfitojë tek Inter.

Related posts

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Shpërthen Ronaldo: Kjo është e neveritshme

Isa.Autor

NGA NEYMAR TEK ICARDI/ Ja 5 rastet kur kapitenët humbin gradat

Delo.autor

Sabatini flet për merkaton e Interit, tregon vendimin për Joao Marion

Q.Autor

Leave a Comment