Futboll Sport

Tirana rikthehet aty ku i takon, Halili: Kjo nuk kalon lehtë…

Tirana sezonin e shkuar e nisi si kandidati kryesor për të marrë një vend të paktën në Europa League, por në fund, pas barazimit në Shkodër me rrjeta të paprekura, bardheblutë zbritën për herë të parë në historinë e tyre në një kategori më poshtë.

Një damkë që iu vendos 24 herë kampionëve pas 97 viteve histori në futbollin shqiptar. Këtë e pranon edhe vet presidenti Refik Halili, i cili në një intervistë ekskluzive për EDS pranon se kjo ishte një sfidë personale për të, që më në fund përmbushet me sukses. Por, që pas mbetet një damkë për vet këtë skuadër.

“Ka qenë vit i vështirë, nuk ka qenë e lehtë. Nuk ka kaluar lehtë, nuk kalon dhe për shumë-shumë vite, kjo përsa më përket mua. Për shumë e shumë kjo nuk do të harrohet. Por, gjej rastin të falënderoj të gjithë djemtë dhe ata që besuan. I falënderoj të gjithë ekipet e tjera që kemi shkuar. Pavarësisht se Tirana është Tirana, ne kemi qenë të respektuar kudo, në çdo fushë dhe në çdo ambient. Kam parë futboll të pastër, pa marrëveshje dhe pa shqetësime. Kjo ka qenë më e mira e këtij viti, sepse jemi ndjerë të respektuar”.

Më tej Halili flet edhe për çështjen e nxehtë, atë të mohimit të 215 mijë eurove nga UEFA për shkak të problemeve me licencimin. Presidenti i bardhebluve e sqaron shkurt këtë çështje, por beson te juristët e klubit dhe te drejtësia.

“Të them të drejtën është një çështje që ua kemi dhënë juristëve dhe shpresojmë që ata të bëjnë më të mirën dhe e drejta të shkojë në vend. Kemi besuar dhe besojmë se kjo çështje do të zgjidhet. Ne e morëm licencën për Kupat e Europës dhe ndoshta do të mund të fitojmë këtë betejë, po ta quajmë të tillë”, tha Halili.

Related posts

E BUJSHME/ Blatter tallet me Mbappe pas finales së Champions! Thumbon edhe PSG

Delo.autor

LIVE/ Kastrioti-Partizani, Çela tenton me kokë. Topi mbi tranversën e portës së “demave”

Delo.autor

INTER SYNON PËRFORCIME/ Presidenti Zhang jep OK e tij për blerjen e parë të dimrit

Delo.autor

Leave a Comment