Basketball Sport

Tirana-Teuta nisin betejën për titull, nesër finalja e parë

Do të nisin nesër pasdite ndeshjet finale të play off-it në basketboll për meshkuj, ku përballë njëri-tjetrit për titullin kampion do të jenë ekipet e Tiranës dhe Teutës, dy skuadra që këtë sezon kanë treguar se janë më të mirat. Pothuajse të gjitha përballjet e deritanishme në kampionat mes këtyre dy ekipeve kanë qenë emocionuese, me rivalitet dhe tension, të hapura deri në fund.

Tirana do të ketë faktorin fushë në favorin e saj, pasi do të luajë në “Asllan Rusi” 3 nga 5 finalet e parashikuara, ndërkohë që kampion shpallet ekipi që fiton 3 takime. Bardheblutë duken disi më favoritë, një ekip më i kompletuar, që e njeh më mirë njëri-tjetrin, që këtë sezon ka patur më pak luhatje se Teuta, që hera-herës ka zhgënjyer, por ka treguar këtë fund-sezoni se është rivale e denjë.

Related posts

U GODIT NGA RRUFEJA 3 JAVË MË PARË NË STËRVITJE/ Shikoni çfarë ka ndodhur tani me portierin (VIDEO)

Delo.autor

“MBRETI I SHIUT”/ HAMILTON siguron “pole position” në pistën e BELGJIKËS, ndjek VETTEL

Isa.Autor

Probleme me drejtimin e skuadrës, gjigantët francezë kërkojnë rikthimin e Wenger

Isa.Autor

Leave a Comment