Futboll Sport

Tjetër gjyq i humbur, Flamurtarit i shtohen hallet

Flamurtarit iu rikthye buzëqeshja pas fitores së arritur me Teutën, por problemet e së shkuarës vazhdojnë ta shoqërojnë klubin vlonjat. Së fundmi në llogarinë e klubit është shtuar edhe një borxh tjetër. Nuk është gjë e re dhe shumë na krahasim me borxhet e tjera që janë për t’u shlyer është më e vogël. Së fundmi është humbur një tjetër gjyq në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve dhe Yll Hoxha është ai që pret të marrë atë që i takon.

Pas përfundimit të gjyqit u vendos që Flamurtari duhet të paguajë 10 mijë euro, ndryshe nga sa pretendonte mesfushori, për dyfishin. Kështu lista e borxheve shtohet dhe në klubin vlonjat duhet të mendojnë realisht për ta zgjidhur këtë problem, pasi lojtarët që presin të paguhen janë të shumtë. Administratori Sinan Idrizi e ka përmendur shpesh se në Vlorë nuk janë problem lekët, por nga ana tjetër gjithë këto gjyqe të humbura janë diçka jo normale.

Yll Hoxha ka qenë pjesë e Flamurtarit për një sezon, në edicionin futbollistik 2015-2016. Mesfushori për herë të parë në vendin tonë ka luajtur me skuadrën e Kukësit, ku edhe ka shkëlqyer. Pas tre sezoneve me verilindorët, pjesë e disa sukseseve me ta, ai iu bashkua kuqezinjve, ku numëron 33 ndeshje në kampion, 29 prej tyre si titullar. Gjatë këtyre takimeve ai ka shënuar edhe dy gola. Pas eksperiencës në Vlorë, Hoxha iu bashkëngjit Vllazninë, por qëndroi në Shkodër vetëm për gjysmë sezoni dhe më pas u transferua në Kosovë. Që prej janarit të vitit 2017 është pjesë e skuadrës së Feronikelit.

Related posts

FINALJA/ Sevilla ngre TROFEUN e EUROPA LEAGUE…sërish! Interi i pafat e “pëson” nga autogoli

Delo.autor

E KRYER/ Diego Costa gjen ekip larg Spanjës, Agjenti Mendes “e mbulon” me para sërish

Delo.autor

KRIZA FINANCIARE/ Juventus u kërkon lojtarëve të shtyjnë rrogat për 4 muaj, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment