Sport Të tjera

Djokovic kërcënon Nadal: Kam ardhur në Barcelonë për ta mundur

Novak Djokovic është i vendosur dhe i karikuar për t’u paraqitur në turneun Masters të Barcelonës, për të dytën herë në karrierë (ka luajtur edhe në vitin 2006), me objektivin e qartë për të mundur numrin 1 në botë, spanjollin Rafael Nadal. Por, serbi synon edhe të rritë numrin e ndeshjeve në fushë, për t’u rikthyer në formën optimale dhe për të fituar disa pozicione në renditje. “Nuk kam luajtur shumë këtë vit, ndaj dua të luaj pa menduar shumë për bërrylin. Montekarlo ishte turneu i parë ku luajta i qetë dhe pa dhimbje dhe jam i kënaqur me këtë fakt”, tha Djokovic.

Në turneun e Barcelonës, tenisti serb do të duelojë në raundin e parë ndaj Martin Klizan. “Fusha me dhè është një siperfaqe që e pëlqej, pasi me këtë sipërfaqe jam rritur në Serbi. Ndihem komod në fushat me dhè, kam fituar në Romë, Madrid, në Montekarlo madje edhe në Roland Garros në vitin 2016. Por numri 1 në botë dhe mbret në fushat me dhè është Rafael Nadal, ndaj në Barcelonë dua ta mposht. Unë jam gati për t’u përballur me Rafa dhe për të fituar në Barcelonë, ndaj dhe kam ardhur për të luajtur këtu. Shpresoj që të shohim një përballje Nadal-Djokovic”, u shpreh tenisti serb.

Related posts

THIRRJE RACISTE NDAJ LUKAKUT/ Mbyllet një pjesë e stadiumnt të Juves

F.autor

HISTORIA E TRISHTË/ Më vuri PISTOLETËN në kokë, mund të kisha VDEKUR…

Isa.Autor

LIVERPOOL-CARDIFF CITY/ Skuadra e Klopp arriti të triumfojë, ja notat e lojtarëve

Delo.autor

Leave a Comment