Futboll Seria A Sport

“Top 15-ia” e sulmuesve U-23, Cutrone fiton derbin me Martinez

Kur kanë mbetur edhe pak javë nga hapja e merkatos së verës, raportet e mijëra vëzhguesve të shpërndarë nëpër botë fillojnë dhe bëhen thelbësorë për goditjet e ardhshme të merkaton.

Për ata që janë në kërkim të një sulmuesi, ndoshta të ri dhe pjesërisht i afirmuar, ka ardhur në një ndihmë një renditje e veçantë e bërë nga revista britanike “FourFourTwo”, që ka marrë në konsideratë të gjithë ata sulmues nder 23, të cilët kanë treguar vlerat e tyre në kampionatet e ndryshme europiane dhe jo vetë.

Në podium janë tre kampionë që nuk ka nevojë për prezantime, por që janë të vështirë të blihen. Në krye të kësaj liste të mbushur me fenomenë janë Mbappe, Gabriel Jesus dhe Werner.

Golashënuesit e Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Leipzig, sipas revistës angleze, janë sulmuesit Under 23 më të mirë në këtë moment, të aftë të shënojnë respektivisht 21, 14 dhe 19 gola deri tani. Përtej treshes së “të paprekshmëve”, renditja bëhet interesante nga vendi i katërt e poshtë.

Nëse në vendin e katërt gjejmë Rashford, në të pestin është italiani i parë i Serisë A: Patrick Cutorne. Shpërthimi i sulmuesit të ri të Milan ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve nga gjysma e botës dhe kanë bindur revistën britanike që ta pozicionojnë në vendin e pestë para Lautaro Martinez (ylli i ardhshëm i Inter) dhe verdhkuqit Patrick Schik.

Në këtë listë “top 15” janë përfshirë edhe disa kampionë më të rinj në moshë si Moussa Dembele i Celtic, Alexander Isaak i Dortmund dhe juventine Moise Kean, italiani i fundit në listë mes golashënuesve më të mirë Under 23 të futbollit europian.

Related posts

E DUAN NË “OLD TRAFFORD/ Ja kë do të sakrifikojë Man United për të marrë Maguire

Isa.Autor

SULMUESI E MBYLL ME NAPOLIN/ Milan përgatit ofensivën. “Kuqezinjtë” ofrojnë lojtarin e preferuar të Gattusos

Delo.autor

Ndeshja përkujtimore/ Legjendat e Inter stërviten me EKIPIN

Sadik.Autor

Leave a Comment