Futboll Premier League Sport

TËRBOHET LIVERPOOLI/ NEYMAR parashikon “TOP” katër skuadrat në ANGLI

Neymar beson se Liverpooli nuk do të renditet mes katër ekipeve kryesuese të Premier League në përfundim të këtij sezoni. Një deklaratë kjo që me siguri do t’i rezervojë yllit brazilian të PSG një pritje interesante kur ai të vizitojë “Anfield Road”.

Neymar do të jetë pjesë e skuadrës kampione të Francës, kur të përballen me ekipin e udhëhequr nga trajneri gjerman Jurgen Klopp, në takimin hapës të Grupit C në Champions League për këtë sezon të ri. Braziliani bëri këtë parashikim pikant teksa vizitoi Barcelonën me rastin e Turneut Europian të Pokerit “PokerStars”.

Referuar raportimit të “The Daily Express”, kur u pyet se kush mendonte se do të fitonte titullin kampion në Premier League këtë sezon, Neymar u përgjigj: “Kush do ta fitojë? Kjo është e vështirë. Është shumë e fortë, shumë e vështirë, por Manchester City do ta fitojë. United do të jetë i dyti, Chelsea i treti. Në vend të katërt Tottenham”.

Kur u pyet edhe më konkretisht për të kuqtë, Neymar konfirmoi: “Jo, Liverpooli nuk e fiton titullin”.

Related posts

Mourinho: Manchester United e meritoi fitoren ndaj Arsenalit

Sadik.Autor

Liverpooli thellon shifrat, shënon golin e radhës Shaqiri (VIDEO)

Delo.autor

“ÇMENDURI”/ Bastet për Sheriff Tiraspol të bënin milionerë, ja si kuotohej fitorja ndaj Realit… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment