Futboll Sport

Tottenham gati të shesë lojtarin kyç të ekipit

Mousa Dembele me shumë mundësi do të largohet nga Tottenham Hotspur në fund të sezonit, sipas The Independent. Mesfushori i Spurs ka një vit të mbetur në kontratën tij dhe akoma nuk ka rënë dakord për një marrëveshje të re.

The Mirror pretendon se Dembele kërkon të shtyjë negociatat me Spurs deri në pas Kupës së Botës, me klubin që do të ishte gati të pranonte një ofertë për të.

Mesfushori belg thuhet të jetë interesuar për të shkuar në Kinë ose Itali.

The Independent pretendon se Dembele ka rënë dakord me Spurs se do të vendosë në fund të sezonit nëse do të luajë një vit të fundit në Premier League.

Ai ka luajtur në 20 nga 30 ndeshjet e ekipit në Premier League këtë sezon dhe është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së drejtuar nga Pochettino i cili e konsideron një gjeni brenda fushës.

Related posts

FRIKA KALOI/ Klubi prestigjoz italian kthehet “zyrtarisht” në Serie A. Shpëtoi nga katastrofa

Delo.autor

Dështim katastrofal i ‘VAR’/ Napoli shënoi në pozicion të parregullt, ndërsa një gol i rregullt ju anullua…

Q.Autor

Gjermania kundër Aubameyang: Jemi në anarki, po mban peng klubin

Q.Autor

Leave a Comment