Futboll Premier League

Derbi edhe në merkato, Mourinho sfidon Pep duke ofruar dyfishin

Manchester United duket skuadra favorite për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Shakhtar Donetsk, Fred, sipas “Mirror”. Braziliani ka qenë i lidhur me rivalët e Manchester City, por duket sikur “Qytetarët” po largohen nga gara, ndërsa interesi i Paris Saint-Germain është venitur.

Çfarë ka ndodhur? Është e thjeshtë të kuptohet, ukrainasit kanë rritur pretendimet e tyre. Shakhtar nuk dëshiron ta lirojë 25-vjeçarin për më pak se 60 milionë euro, një shumë që trajneri Pep Guardiola beson të jetë e paarsyeshme.

Nuk është një nocion qesharak: braziliani nuk ka shënuar më shumë se tre gola në kampionatin ukrainas në një sezon me gjigandët e Shakhtar Donetsk. Gjithsesi në Champions League ka shkëlqyer duke shënuar edhe një gol në tetë ndeshje me fanellën e Shakhtar këtë edicion.

Ish-mesfushori i Arsenalit, Gilberto Silva, që është edhe këshilltari i tij ka konfirmuar, se mesfushori dëshiron të shkojë në Angli. Një goditje e mëtejshme për drejtuesit e Paris SG, nëse ndryshojnë mendje gjatë verës. City dëshiron që Fred të bëhet pasardhësi i Fernandinho, shoku i tij te kombëtarja braziliane, për shumën e 30 milionë eurove, por Jose Mourinho është i gatshëm të dyfishojë ofertën vetëm për të fituar garën me rivalët e qytetit dhe në të njëjtën kohë për të përforcuar skuadrën e tij.

Gara duket shumë e fortë, por “Djajtë e Kuq” duken të gatshëm që të përmbushin kërkesat e Shakhtar Donetsk. Në këtë mënyrë destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë në “Old Trafford”, ndonëse edhe PSG duhet patur kujdes, pasi drejtuesit e tyre nuk i tremb asnjë shumë dhe këtë e treguan verën e kaluar kur firmosën me Neymar për 222 milionë euro, apo edhe Mbappe.

Related posts

DERBI NË MERKATO/ Inter sfidon Milan, nis me mision emisarin për objektivin e “kuqezinjve”

Delo.autor

VALENTINA VIGNALI E EKZAGJERON SËRISH/ Rrjeti “ÇMENDET” pas modeles basketbolliste me linjat e saj “BOMBASTIKE” (FOTO)

Delo.autor

SUPER MERKATO/ Roma nuk ndalet, verdhekuqtë prezantojnë “gardianin” e njohur

Isa.Autor

Leave a Comment