Sport

Tragjedia, ndërron jetë çiklisti që pësoi atak në zemër gjatë garës

Bota e çiklizmit është shokuar nga lajmi se 23-vjeçari bel Michael Goolaerts ka ndërruar jetë në spitalin e Lilës, pak orë pasi pësoi një atak kardiak gjatë garës klasike Paris-Roubaix (edicioni i 116-të), një nga klasiket e sportit të biçikletës. Në kohën që çiklistët garon në një nga rrugët klasike të kësaj gare, atë mbi kalldrëm, çiklisti i ekipit Veranda Willems u rrëzua në tokë.

Mësohet se Goolaerts pësoi një atak kardiak gjatë garës dhe në rrugë iu dha ndihma e parë nga stafi mjekësor, që i bëri edhe një masazh kardiak. Më pas, ai u nis me urgjencë me helicopter në spital, por nuk ia doli të mbijetojë.

Buletini mjekësor që lëshoi spitali i Lilës shprehet se masazhi kardiak që i bënë mjekët e garës, e kishte shpëtuar përkohësisht, por zemra e tij nuk arriti të jetojë gjatë, ndërkohë që edhe impakti që sportisti pati në momentin e rrëzimit në tokë ishte i fortë. Mediat belge shprehen se çiklisti ka humbur disa herë ndjenjat gjatë kohës që e transportonin në spital dhe më pas ndërroi jetë në pavion.

Skuadra e tij vendosi të mos japë asnjë deklaratë për ngjarjen në fjalë, ndërkohë që policia franceze ka hapur një hetim për të zbradhur çështjen. Një ngjarje e rëndë që ka befasuar të gjithë në këtë sport.

Related posts

ITALI-ANGLI/ Gary Lineker i shkruan letër “3 Luanëve”: Keni bashkuar një komb të përçarë

Delo.autor

LORENC JEMINIT JA DËGJOJNË FJALËN NË BRAZIL/ 14 minuta shtesë në Gremio-River Plejt

Isa.Autor

E PAPRITUR/ IBRAHIMOVIC ndien “mall” për Parisin: Kthehem vetëm me një kusht

Isa.Autor

Leave a Comment