Futboll

Trajneri që ka fituar Kupën e Botës do të punojë në Angli

Fituesi i Kupës së Botës me Brazilin, Luiz Felipe Scolari, ka treguar se i është ofruar mundësia për të drejtuar një ekip anglez në sezonin e ardhshëm.

Braziliani, që udhëhoqi “Selseao” drejt suksesit në vitin 2002, pati një përvojë të hidhur nëntë mujore te Chelsea gjatë sezonit 2008-09.

69-vjeçari, që kohët e fundit ka punuar në Kinë, vazhdon të ketë oferta nga Anglia, këtë herë nga një ekip i kategorisë së dytë…

“Më pëlqen shumë Premier League. Unë gjithmonë jam në kontakt me klube në Europë dhe ndoshta vitin e ardhshëm mund të punoj në Angli.”

“Jo, më falni, në kategorinë e dytë, në Championship. Kam pasur oferta, por ende më duhet të kuptoj se çfarë duan nga unë.”

“Kam marrë një ofertë nga një ekip që aktualisht është në Premier League, por mendoj se do të bjerë një kategori më poshtë. Ndoshta do ta pranoj, por në fillim duhet të bisedoj me familjen time, pasi kam edhe oferta nga Arabia dhe Kina.”

Related posts

RONALDO I SHQIPËRISË/ Gerrard flet për TALENTIN: Është një lojtar i shkëlqyer

Isa.Autor

“AVULLOJNË” BILETAT PËR NDESHJEN SHQIPËRI-IZRAEL/ Ja sa janë shitur deri tani për sfidën në “Air Albania”

F.autor

SHTOHET AKUZA PËR MASHTRIM/ “UEFA” ka gati dënimin ekstrem për Mançester Cityn, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment