Futboll Kategoria Superiore Sport

ÇËSHTJA E DËMTIMEVE TEK SKËNDERBEU/ Ja tre shqetësimet e Memellit para sfidës ndaj Kukësit…

Pas barazimit me Laçin korçarët do të kërkojnë të mbledhin pikë të tjera të rëndësishme për t’i shpëtuar fundit. Por, në ndeshjen e radhës me Kukësin, përveç vështirësisë së kundërshtarit dhe transfertës, do të duhet të përballen edhe me problemet fizike të disa lojtarëve.

Në këto kushte trajneri Migen Memelli po përballet me disa probleme jo të vogla. Skënderbeu duhet t’i bëjë llogarinë me tre lojtarë të dëmtuar që duhet të rikuperohen ose të zëvendësohen për Kukësin.

Veç Vitijës dhe Berishës, të cilët munguan ndaj Laçit, listës i është shtuar edhe Uerdi Mara, që la në mes ndeshjen ndaj kurbinasve Laçit për shkak të një dëmtimi.

BERISHA – Në ndeshjen e parë sulmuesi nuk ishte prezent duke krijuar probleme në ndërtimin e lojës dhe pikën e referimit për Skënderbeun në sulm.

Duket se sulmuesi është drejt rikuperimit dhe po e kalon problemin fizik, të lindur gjatë fazës përgatitore. Trajneri ka kërkuar nga stafi mjekësor që të bëjë të mundur rikuperimin e lojtarit, si një pikë e rëndësishme e ofensivës.

Sot pritet që Berisha të testojë edhe një herë veten për të parë se a e përballon të qenët titullar ndaj verilindorëve.

VITIJA – Problemi më i madh është ai i Leonat Vitijës. Lojtari ka një dëmtim të rëndë në kavilje, që mund ta mbajë për disa kohë jashtë. Ndaj Kukësit, kosovari është e sigurt që e humb, pasi po punon veçmas dhe për më tepër ndien dhimbje në kavilje. Por, shqetësimi ka të bëjë me faktin se Vitija mund t’i mungojë gjatë Skënderbeut.

Dyshimet janë për një ndalesë gati njëmujore, çka do të sillte kosto te korçarët. 21-vjeçari është një nga pikat më të forta të prapavijës. Megjithatë, ndaj Laçit treshja e mbrojtjes ishte solide, por me Vitijën në fushë, siguria është më e madhe për skuadrën e trajnerit Memelli.

MARA – Fantazisti korçar është një shqetësim më vete për Skënderbeun dhe Memellin. Një nga më të mirët në fushë ndaj Laçit, për aq kohë sa luajti, Mara drejtoi sulmin e Skënderbeut edhe me mungesën e Berishës.

Megjithatë, problemi tek aduktorët bëri që ta linte lojën në mes. Ai ndjeu një dhimbje të fortë në muskujt e barkut dhe e kishte të pamundur për të vijuar lojën.

Megjithëse gjendja duket e përmirësuar, frika e Memellit është ripërsëritja e këtij problemi nëse nuk rikuperohet si duhet. Këto janë edhe dilemat e mëdha të kampit korçar. Me tri mungesa të tilla duket se vështirësohet së tepërmi ndeshja e fundjavës. Nëse rikuperohen Mara dhe Berisha, qasja do të jetë krejt ndryshe.

Related posts

RIKTHIMI I TIFOZËVE NË STADIUM/ Nga Italia vjen lajmi i mirë, ja plani për pjesën e mbetur të sezonit…

Delo.autor

Buffon: Hyra në futboll me Vespa dhe do të largohem me një limuzinë

Sadik.Autor

NGA REAL MADRID TEK RIVALËT E UNITED/ Man City merr masa drastike për të ndalur transferimin e yllit…

Delo.autor

Leave a Comment