Futboll La Liga

Valverde: Gabuam ndaj Romës, por mos e bëni dramë, as roman horror…

Ernesto Valverde u shfaq të premten në një konferencë shtypi, në prag të ndeshjes kundër Valencias.

Çfarë pritet nga ndeshja e radhës me Valencia?
Unë shpresoj të njëjtën gjë, fitoren, edhe pse kundërshtari është në një drejtim të madh. Valencia luaj me një 4-4-2 absolutisht të njohur dhe po bën mirë. Është një ekip, që po bën sezon të mirë. Nuk ka konkurrencë europiane dhe vitin e ardhshëm e do këtë angazhim.

A është ky momenti delikat i Barcelonës?
Ky është një moment i vështirë i sezonit, ndoshta i dyti më i vështirë, që nga gushti dhe që nga ajo ditë, kur kemi marrë një vijë të rregullt dhe të mirë. Ajo që ndodhi me Romën ishte një zhgënjim, veçanërisht për tifozët. Është momenti, në të cilin dëshiron të jesh në gjendje të vazhdosh. Ne kemi gjëra të tjera për të fituar, gjithsesi. Kemi dështuar të martën, por nuk mund të humbim lojën vazhdimisht. Duhet të rikthehemi te fitorja dhe të futemi në hullinë tonë.

Si jeni shpirtërisht, duket sikur “kredia” juaj ka shkuar poshtë?
Nuk është momenti më i keq i karrierës sime sportive, sigurisht. Por, është një moment i keq, nuk do ta mohoj. Dhe këtu jemi të gjithë për të njëjtën gjë. Kur fitojmë, jemi shumë të lumtur, kur humbim, duhet të mblidhemi më shumë.

Si është Messi?
Ka qenë më i lodhur se zakonisht, por jo për ndonjë gjë të veçantë.

A do të ketë pasoja nga këtu deri në fund të sezonit?
Në gusht bota u duk sikur do të shembej për ne, por të gjithë karikuam bateritë dhe ecëm përpara. Eliminimi nga Champions djeg shumë, por kjo gjë nuk mund të ndryshojë më, tani.

Si shpjegohet që skuadra, që ka në përbërje Leo Messin, ka rënë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve tri vitet e fundit?
Kjo është një lojë. Messi është një nga lojtarët, që ka fituar më shumë Champions. Pastaj, fitimi në mënyrë të vazhdueshme i këtij kompeticioni është i vështirë. Ju mund të keni një moment të keq në konkurrim dhe ne nuk ishim mirë ndaj Romës.

A duket përfundim i drejtë i atyre që thonë se ju jeni një trajner konservator?
Kur analizohen gjërat, secili e konsideron të përshtatshme të thotë atë që mendon. Kur pëson një humbje, opinionet janë të ndryshme. Ne kemi qenë të ngadalshëm në çerekfinalen e kthimit dhe kemi pësuar një humbje të konsiderueshme. Duhet ta pranoj.

A ndiheni të alarmuar?
Nuk e di, por kur drejton Barçën, kjo është e vërtetë gjatë gjithë kohës. Ne duhet të durojmë eliminimin. Ka ndodhur me të gjithë. Do të ndodhte edhe me mua.

A e tradhtuat stilin e Barçës në ballafaqimin ndaj Romës?
Një gjë mund të thuhet, por nuk mund ta kapërcejmë mbi diçka tjetër. Kjo është që të bëhemi dramatikë, për të shkruar një roman horror.

Si e patë kualifikimin e vështirë të Real Madridit?
Erdhi në minutën e 93-të, djeg shumë një ndëshkim i këtij lloji. E vendos veten në vendin e Juves, ata u zemëruan shumë. Unë nuk dua të hyj në vlerësime. Nuk dua të them nëse ka qenë më shumë penalti, ose më pak e tillë. Nuk dua ta vlerësoj atë moment.

Çfarë reagimi pret nga publiku nesër?
Reagimi i publikut do të shkojë në lidhje me reagimin e skuadrës. Ne kemi edhe dhjetë pikë të mbetura në lojë, duam të shpallemi kampionë të Spanjës. Nuk mund të qëndrojmë në shtëpi duke qarë, sepse kemi humbur një lojë. Nëse fitojmë nesër, do të kemi shtatë pikë të mbetura. Duhet të shohim përpara, sepse kemi shumë për të fituar.

A ndiheni të përkrahur?
Po, pse nuk duhet të jetë? Ne kemi humbur në një kompeticion, por kemi gjëra të tjera të rëndësishme për t’i fituar. Është absurde të shikojmë prapa.

Si është Busquets?
Ka një shqetësim, por është në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e nesërme.

A ka ndonjë shpjegim që lojtarë si Denis, Aleix apo Paulinho janë lënë jashtë formacionit?
Këta lojtarë, që përmendni, kanë marrë pjesë rregullisht gjatë sezonit. Në kohë të tjera.

A ke frikë nga Zaza?
Ka qenë një javë e mirë për futbollin italian dhe ai ka meritat e tij. Zaza është një lojtar i madh, i fortë dhe duhet të jeni të vëmendshëm ndaj tij.

Messi dhe Piqué kërkuan shpjegime për qasjen taktike ndaj Romës?
Nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me këtë, sepse nuk kishte asgjë. Tani ka një terren të lirë dhe ju mund të thoni shumë gjëra.

Çdo të bëni për demotivimin e Messit?
Leo ka shumë për të fituar këtë sezon. Me Barcelonën dhe kombëtaren e tij. Ai duhet të rimotivojë vetveten. Messi ka fituar katër Champions…

Related posts

E PAPRITUR/ Barcelona nxjerr VIDALIN në shitje, ja 3 skuadrat që kërkojnë kilianin

Isa.Autor

“RILIND” LUFTËTARI/ Flet zëvendës trajneri Kristidhi pas fitores: Kam derdhur djersën për fanellën…

Delo.autor

“SPORT BILD”: Lewandowski ndjen mungesën e mbështetjes nga kupola

Isa.Autor

Leave a Comment