Futboll Premier League Sport

AKUZAT JANË QESHARAKE/ Pretendon se e ndjek “fantazma” e ish-yllit të Arsenalit

Policia raportohet se është duke hetuar një rus i cili pretendon se ndiqet nga fantazma e ish-lojtarit të Arsenal, Andrei Arshavin.

Arshavin, fatmirësisht, është akoma gjallë dhe ka konfirmuar daljen në pension gjatë muajve të kauluar.

Megjithatë, ish-Topçiu, i cili ka luajtur 75 ndeshje me përfaqësuesen ruse, vazhdon të shfaqet në faqet e para të gazetave në vendlindje.

Moscow Times raporton se një burrë i është ankuar autoriteteve se po përndiqet nga fantazma e ish-futbollistit rus Arshavin.

Personi pretendon se një figurë e cila i ngjason Arshavin kalon nëpërmjet mureve përpara se ta sulmojë dhe t’i vjedhë paratë.

Megjithëse akuzat janë qesharake, policia është e detyruar të hetojë pasi personi është ankuar në rajon.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një pasimi nga Foden, Cancelo ndëshkon Clube Brugge (VIDEO)

Delo.autor

RREGULLI I VEÇANTË NË SPANJË/ Ja pse Barcelona nuk mund të tërheqë fanellën me numrin 10 të Messi-t…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Atalanta realizon ëndrrën, VAR shpëton Liverpool nga humbja e turpshme

Delo.autor

Leave a Comment